Me shumë kënaqësi dhe emocion të veçantë u riktheva në vendlindjen time, në kuadër të turit “BE dhe Ti: Evropa fillon këtu”, për një bashkëbisedim të hapur, të gjallë dhe shumë stimulues me nxënësit e #gjimnazit “Sherif Hoxha”.
🇦🇱🇪🇺 U ndalëm te rëndësia e njohjes së #BashkimitEvropian, jo vetëm si projekti më i suksesshëm i paqes, solidaritetit dhe bashkëpunimit në historinë moderne, por edhe si një hapësirë konkrete mundësish për zhvillim, dije dhe fuqizim të potencialit njerëzor.
Diskutuam hapur për arsyet pse #Shqipëria e ka zgjedhur me bindje rrugën euroatlantike dhe pse vlerat tona si shoqëri, liria, demokracia, solidariteti dhe respekti për të ndryshmen, janë në thelb vlera evropiane.
Sot, kur perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është më konkrete se kurrë, ky mbetet një proces gjithëpërfshirës: askush nuk është jashtë tij dhe secili ka një rol për të luajtur. Prandaj, është thelbësore që kjo #gjeneratë të investojë në dije, të kuptojë më mirë BE-në dhe të përgatitet për të qenë pjesë aktive e një Shqipërie #evropiane, duke sjellë ide, energji dhe talent në ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të sigurt për të gjithë.
Faleminderit drejtuesve të shkollës për mikpritjen, si dhe nxënësve për interesin, pyetjet, komentet, energjinë dhe besimin.
E ardhmja fillon pikërisht këtu.
Shqipëria2030


Burimi/Facebook/Malësia Channel


Leave a Reply