
Familja e poetes së njohur Mimoza Ahmeti ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si, sipas tyre, ajo po trajtohet brenda spektaklit “Ferma VIP”.
Në deklaratën e tyre, ata pretendojnë se ndaj Ahmetit po përdoret gjuhë fyese dhe sjellje që cenojnë dinjitetin e saj si grua dhe nënë. Situata cilësohet si e papranueshme, ndërsa theksohet se disa nga komentet e konkurrentëve kanë kaluar çdo kufi etik dhe po përhapen gjerësisht në rrjetet sociale.
Një tjetër pikë kritike në reagim është qëndrimi i produksionit. Familjarët shprehen të zhgënjyer, duke pretenduar se këto situata janë toleruar dhe nuk janë marrë masa për t’i ndaluar apo menaxhuar në mënyrë të duhur.
Sipas tyre, poetja nuk po trajtohet në mënyrë të barabartë as gjatë spektakleve “Prime”, ku shpesh i ndërpritet fjala ose nuk i jepet hapësira e nevojshme për të shprehur qëndrimet e saj.
Në përfundim të reagimit, familjarët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të ndalur gjuhën ofenduese dhe për të garantuar një trajtim të drejtë dhe dinjitoz ndaj saj, duke theksuar se çdo format televiziv humbet besueshmërinë kur lejon cenimin e integritetit të një individi në publik.
Burimi/Facebook/Revista Ora


Leave a Reply