Me ne fund pritjes i erdhi fundi. Diten e djele eshte promovuar Lëvizia Atdhetare “Iliria” për të cilen grupi drejtues i përbërë nga 5 veta: Setki Jashari Kryetar, Kadri Dauti sekretar, Naime Gjongecaj nënkryetare, Faik Xhani anëtar, Caush Kullafi anetare, specialist në fusha të ndryshme kanë punuar për gati dy vjet për këtë lëvizje. Është organizuar promovimi i Lëvizies Atdhetare “Iliria”. Qellimi i kësaj lëvizje është atdhetarë dhe jo politik. Kjo lëvizie do të mbrojë dhe promovojë vlerat më të larta historike, shkencore, etnokulturore dhe traditat me te mira te popullit tone.
Kjo shoqate do të punojë për rritjen e trasfarencës dhe për forcimin e domokracisë.
Në këtë takim morën pjesë intelektualë të fushave të ndyshme nga Kosova, Maqedonia, Dardania, Iliria, Çamëria, Diaspora dhe nga qytete të ndyshme të Shqipërise si Elbasani,Tepelena, Pogradeci, Dibra , Lushnja, Gjirokastra etj…
Në prani të të ftuarve sekretari i përgjithshëm i kësaj lëvizje Kadri Dauti bëri prezantimin e statusit dhe programit te kesaj levizje. Ai i njohu të pranishmit me statusin ligjorë, programi, objektivat e lëvizjes Atdhetare Iliria. Gjithashtu z. Dauti prezantoi flamurin dhe stemen e kësaj lëvizje. Ai tha se ;objekti i veprimtarisë së kësja lëvizje patriotike mbarëkombëtre në Shqipëri dhe kudo janë aktivitete kulturore e artistike, kuvendet kombëtare, festivalet, marshimet, guidat, konkurset, denoncimet, peticionet, tubimet etj…
Gjatë këtij takimi u bë dhe prezantimi projekteve që do të realizohen për vitin 2024, ku takimi tjeter do të jetë shumë shpejt.
Lëvizja Atdhetare “Iliria” së shpejti do të hapi degët e saj në të gjitha qytetet e Shqipërise, por jo vetëm dhe anë e mbanë ku ka shqiptarë në të gjithë botën.
Në fund të takimit ishin të ftuarit ata që morën fjalën ku prezantuan veten dhe premtuan se do të japin kontributin e tyre . Gjithësecili me të gjitha energjite e veta do punoje per ngritjen dhe forcimin e kesaj levizje. Lëvizja Atdhetare “Iliria” do të jete një vater e re për të gjithë ata, që duan të bëhen pjesë e jona për ti dhënë zë kauzave tona atdhetare.
Ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se ti urojmë sa më shumë suksese “LAI”

Burimi/Derguar nga vete Autorja


Leave a Reply