
Deri kur do ia verbojme njeri tjetrit driten e syve e vdekjen do ia puthim në ballë
Duke mbledhur eshtra të shpuar e të prerë copa copa si degë të lisave të tharë
Në Tiranë, Shkup e Prishtinë varrëmihësit fërkojnë duart e lara me gjak
Çdo shekull i themi historisë pritna të lutem sa t’i lidhim plagët edhe pak
Pa arritur asnjëherë te porta e nderit pa arritur në cak
Këndojmë këngë gjysëm të dehur për Drenicen, Iliriden e Dukagjinin plak
Për Mirditen, Çamerinë e ditën ndërtojme ura në Rozafë për t’i rrenuar natën
Bogdanit ia nxorem eshtrat nga varri në Prishtinë ia hudhem qenve endacak
Në Bari vrasim Luigjin pas shpine e rrxojmē si lisin për tokë
Në Selanik Hasan Prishtinës hijenat ia moren jeten pse kishte dashur lirinë
Fyejmë Nenën Tereze e njollosim pa fije turpi Gjergj Kastriotin
Ditën i këndojmë kombit e natën vrasim pas shpine me maska në ftyrë
E prap vazhdojmë të këndojmë këngë kreshnike me meze mish e raki
Po po këndojmë këngë për bashkimin pêr Ademin e luftën pë liri
E të nesërmen ti hap varrin për mua e une hap varrin për ty
Disa thonë jemi Toskë e disa jemi Gegë, të tjerët jemi Çamë e disa Himariot
Ilirinë vetë e vramë për vdekje e tash flasim bërtasim deri në qiell për fe bibel e kuran
Thua se jemi jetimë e askund bë botë nuk kemi Atdhe
Rrahim gjoks si gjelat të ndarë në njëqind besime e parti
Harruam Flamurin e lam Shqiponjen pa kokë e pa sy
Une thotë jam katolik, ti je ortodoks e ai jam islam e disa të pa fe
Askush nuk merzitet për ty i plagosuri i im i dashur Atdhe
Trupin na freskon deti Adriatik deti Jon e bora në male të larta
Lumejtë vrapojnë fushave pa e ndalur vrapin
Askund në botë nuk ka vend më të bukur se ty e vdekura Iliri
Por nuk ka askund vend me të coptuar e të ndarë pa mëshirë
Plotë me shqiponja e gjarpinjë që gjakun t’a helmojnë e tanë pirë
Sa herë ngritesh për te ecur prap ne veten për toke e rrexojmë
Nese nuk bashkohemi nënë lokja nuk do na jep bekim
Trupi yne do mbetet për jetë i mbështjellur me mallkim
Zgjohu të lutem zgjohu nga letargjia Atdheu i im!
Gjergj Dedaj
Burimi/Facebook


Leave a Reply