Raimond Kola
Policia arrestoi në qytetin e Vlorës shtatë persona, që dyshohen si anëtarë të një grupi që merrej me transport të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Turqisë dhe sekuestroi rreth 500 kg marijuanë.
Sipas burimeve zyrtare policore operacioni u krye në fshatin “Tre Vllazër” të Vlorës, mesnatën e së hënës, ku policia ndaloi një fugon të mbushur me marijuanë, që po dërgohej në vijën detare për tu trafikuar më pas drejt Turqisë me mjete lundrimi.
Polcia e Vlorës tha se lënda narkotike ishte përpunuar dhe ambalazhuar në magazinën e 2 vëllezërve Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj dhe po transportohej nga Nertin Gjoni, në afërsi të vijës bredgetare.
Polica arrestoi edhe katër persona të tjerë lidhur me këtë aktivitet kriminal.
Policia e Vlorës tha se nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni rezultoi se këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, për të trafikuar lëndë narkotike drejt shtetit turk, nëpërmjet rrugëve detare.
Hapësira detare e Vlorës është njohur më parë për trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike drejt Italisë, por pas masave shtrënguese te rojes detare trafikantët po gjejnë rrugë të reja për transportimin e drogës.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply