Sot konflikti njerëzor i kapërcen kufijtë e domenit ushtarak tradicional, duke infiltruar në fusha të tjera, duke kombinuar të gjitha burimet e luftës ushtarake dhe jo-ushtarake.
Kjo kërkon vlerën e përdormit të kombinuar të masave të sigurisë, përballë “luftës që i kapërcen kufijtë e saj” për shkak të teknologjisë dhe ndryshimeve sociale (globalizimi).
Ajo shfaqet duke përdorur të gjitha mjetet vdekjeprurëse dhe forcën jo-ushtarake, për ta detyruar shtetin dhe shoqërinë të kapitullojnë.
Lufta hibride bazohet në teorinë e luftës së përbërë me përfitime sinergjike nga pjesmarrja e individëve dhe forcave të parregullta terroriste e kriminale.
Ajo zhvillohet nga kundërshtarë “që synojnë arritjen e qëllimit në luftën pa formë, pa front, pa rregulla loje dhe me mjete vdekjeprurëse”, duke ushtruar terrorizmin dhe kriminalitetin.
Duke pasur monopolin e dhunës, ata mund të shembin shtetin.
Grupe të sponsorizuara apo aktorë të vetëfinancuar mund të shfrytëzojnë përparësitë e informacionit, të teknologjisë moderne, sisteme të koduara, raketa tokë-ajër, mjete bakterologjike, viruse vrasës, kaos dhe trazira, sabotime, atentate, mjete shpërthyese të improvizuara, duke dhënë natyrën e kërcënimit hibrid.
Vlerësimi kompleks kërkon sinergji, duke kombinuar sfidat me kategoritë e kërcënimeve, të mbivendosura për të krijuar përparësi mbi kundërshtarët.
Kërcënimet katastrofike mund të jenë më shumë se sa terrorizmi, me ndikime të fuqishme politike, ushtarake, sociale dhe ekonomike, të cilat mund të synojnë përmbysjen e rendit kushtetues të shtetit.
Për këto dhe shumë arsye të tjera ,Ballkani Perëndimor mbetet pengu i dokumentimit historik dhe i mbylljes së arkivave lindore e perëndimore.
Për sa kohë e vërteta historike do të mbahet në bodrumet e kancelerive të mëdha, fryma e nacionalizmit dhe përplasjet etnike do të jenë të pranishme.
Hyzri Salihu
12.12.2023


Leave a Reply