Kjo tregon që puna këmbëngulëse për të ngritur më këmbë një sistem pune të organizuar për mësimin e gjuhës sonë fëmijëve që rriten jashtë atdheut, ka marrë përmasa gjithnjë e më të mëdha.
Siç jeni në dijeni, vitin e kaluar përpjekjet tona për ta mbajtur në funksion shkollën tonë të inaguruar në tetor 2018, nuk dhanë frutat e duhur e për rrjedhim, shkolla u mbyll. Kemi vetëm një nxënës italo-shqiptar që i ka ngelur peng se nuk e mësoi gjuhën shqipe, kur ishte në moshë më të vogël. Kjo tregon se, kur të kalojë koha e të rriten fëmijët, do të bien në kontakt me të afërmit e tyre dhe nuk do të jenë në gjendje të kuptohen mes tyre, do të kujtohen se paskan bërë gabim që nuk mësuan sdopak shqip në shkollat falas.
Ne si mësues shprehim vullnetin si gjithnjë të vihemi në dispozicion. Shoqata Alba do të kërkojë nga komuniteti ynë ta rivlerësojnë edhe një herë mundësinë që u jepet fëmijëve të ndjekin kurset e mësimit të gjuhës sonë e të bien në kontakt me kulturën tonë në përgjithësi.
Komuniteti i madh shqiptar në Calccinato, por edhe në zonat përreth; Lonato, Bedizzole, Montichiari, Calcinatello, Ponte San Marco e tj. kanë mundësinë reale të dërgojnë fëmijët e tyre të ndjekin mësimin e gjuhës shqipe në shkollën “7 Marsi” në Calcinato.
Këtë vit, Qendra e Botimeve për Diasporën kërkon numrin e nxënësve, për t’i pajisur me librat e reja, të përshtatura nga ana metodike për fëmijët shqiptarë në vendet e ndryshme të botës.
E rëndësishme.
Numri i nxënësve do të raportohet brenda datës 15 qershor, për të pasur mundësinë të furnizohemi me libra të reja. (Librat e vjetër janë pak të përshtashëm.)
Gjithnjë kërkojmë mirëkuptimin e respektojmë dëshirën e secilit prej komunitetit tonë.
Për regjistrimin, mund të kontaktoni anëtarët e shoqatës “Alba”, ose mësuesit e shkollës 7 Marsi.
Burimi/Facebook/Shoqata Alba Calcinato
Leave a Reply