Ndërkohë, që në veriun e Kosovës bandat e çartura serbe sulmojnë forcat e KFOR-it, policinë e Kosovës, gazetarët dhe kë të gjejnë përpara, kryeministri Edi Rama vazhdon tallavanë e turit të falenderimeve, në qytetet e Shqipërisë, për “suksesin” në zgjedhjet e 14 majit. Për Kosovën ai kujtohet vetëm me ndonjë cihatje kozmopolite, siç bëri dje, duke shkruar se zhvillimet në veri po lëndojnë Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve, por pa vënë gishtin tek përgjegjësit e vërtetë të dhunës-falangat serbe dhe frymëzuesit e sponsorët e tyre, si Beogradi, Moska, Vuçiçi dhe Putini.
Atë që nuk guxon ta bëjë kryeministri i Shqipërisë e bëjnë të huajt, si ish-kryeministri i Suedisë, Karl Bildt, kryetarja e komisionit të jashtëm të parlamentit britanik, Alicia Kearns, etj.
Kosova dhe trojet e tjera kombëtare nuk kanë rëndësi për Ramën. Rëndësi ka të vazhdojë tallavaja për “sukseset” në vilajetin e tij të Shqipërisë.
Kësaj i thonë, “Fshati digjet…Rama krihet!”.
Burimi/Facebook
Leave a Reply