E dini se gratë e para donatore shqiptare mendohen të jenë Hurshide dhe Mersude, të cilat rreth shek. XV ishin donatore të Xhamisë së Larme në Tetovë ?
“Xhamia e Larme” e njohun edhe si Xhamia e Pashës, asht nji xhami në Tetovë, e ndërtume për të parën herë në vitin 1495 dhe e rindërtume ma vonë në vitin 1833 nga Abdurrahman Pasha të dy mbrojtësit e Tetovës, e nga ana tjetër edhe dashamirës të mëdhenj të artit.
Të gjitha këto të dhana i kuptojmë nga mbishkrimi i ruajtun mbi hyrjen e xhamisë si dhe nga nishani i varrit, i cili ruhet në tyrben ndërtu në oborin e xhamisë.
Këta pashallarë të njohun që kanë vepru në Tetovë në gjysmën e parë të shekullit XIX e kanë ndërtu e rindërtu edhe kalanë e qytetit si dhe Harabati Baba teqen.
Në tyrben tetë anësore të kësaj xhamie elgante , e cila dhe sot trashegon bukurinë mbreslanëse, janë varrosur zonjat Hurshide dhe Mensure. E para ka vdekur më 1534.
Për to supozohet se kanë qenë donatorë të xhamisë së mëparshme nga shekulli XV.
Në afërsi të xhamisë gjendet edhe shatërvani, i cili ka pasur funksion të dyfishtë: për të marrë abdest para namazit dhe si zeshme për nevojat e popullatës së Tetovës.
Info web
Burimi/Facebook/Gegnisht/Denata Rroji
Leave a Reply