(FSHIRJA E KUJTESËS HISTORIKE ! )
“Për të sjellur përçarje dhe për të mos pasur kurrë histori të vërtetë në qytetin e Kavajës bijtë e Enverit ia kanë arritur qëllimit të anashkalojnë datën historike të 25 Marsit 1990,duke vendosur në vend të saj datën e 26 Marsit si ditën e Kavajës”.Shkurtimisht po shkruaj rreth datës 26 Mars .”Me 26 Mars të vitit 1990 në orën 19. 00,të darkës kur Rexhep Rrugeja po torturohej në mënyrën më çnjerëzore i lidhur duar e këmbë nga Zëvëndës Ministri i Brendshëm Zylyftar Ramizi ,Shefi i Policisë së Kavajës Sazan Tare dhe sigurimsa të tjerë rreth 200 të rinj të qytetit tim të Kavajës demonstruan përballë Policisë së Kavajës me thirrjet :”Lironi shokët tanë ,Rroftë Ramiz Alia poshtë dinastia dhe fjalë kundër Nexhmije Hoxhës. Protestuesit kanë goditur me gurë godinën e Policisë duke thyer xhamat e dritarëve .Gurët erdhën te këmbët ku po torturohej Rexhep Rrugeja.Natyrisht në ato çaste ndjeva një gëzim të madh sepse torturat çnjerëzore që po binin pa pushim mbi trupin tim po më mernin jetën.Por u habita shumë nga fjalët :”Rroftë Ramiz Alia poshtë dinastia”.Sot jam i bindur se nga këto fjalë “Rroftë Ramiz Ali poshtë dinastia ” partia vendosi si ditën e Kavajës 26 marsin dhe jo demonstratën e parë të 25 Marsit ku Rexhep Rrugeja,Ilir Rrugeja dhe disa të rinj u ngritën me dy gishta lart duke thërritur :”Liri-Demokraci,Enver -Hitler ,Poshtë diktatura komuniste” .Me 25 Mars ne u përleshëm dhëmbë për dhëmbë me sambistët. Përse nuk shkruhet e nuk flitet realiteti i fjalëve “Roftë Ramiz Alia poshtë dinastia “ashtu si ka ndodhur me 26 Mars?! Deformimin e historisë e kanë bërë me qëllim këlyshët e Enverit ,nëpërmjet zhdukjes së dokumentave arkivore dhe zhdukjen e kamerave filmike të Radio-Televizionit Shqiptarë dhe të kamerës së Sigurimit të pushtetit Komunist të cilët e filmuan Revoltën e parë të 25 marsit 1990 ku përherë të parë në Stadiumin Besa të Kavajës me ndeshjen Besa-Partizani u thirr me zë të lartë para bishës së egër komuniste në fillim nga i riu Rexhep Rrugeja e më pas nga shokët e tij : “Liri-Demokraci,Enver -Hitler,Poshtë diktatura komuniste”etj .Duke zhdukur dokumentacionin dhe kamerat filmike ata vendosën njerëzit e tyre për të shkruajtur libra të rinj dhe e deformuan historinë duke vendosur njerëzit e tyre në krye të qeverisjes së vendit por dhe duke shpikë një histori të re. “Para se të kalojnë shumë kohë qytetarët e mijë kavajës do të harrojnë se çfarë ishte levizja demokratike e vitit 1990 në Kavajë dhe çfarë është…”
Ky deformim i qëllimshëm flet qartë për vrasjen e kujtesës historike, por edhe të historisë konkrete, me të cilën lidhet qenia e një populli demokrat e liridashës Kavajës.
Për deformimin e historisë nga bijtë e Enverit kam një mesazh për qytetarët e nderuar të qytetit tim të Kavajës:”Mos bini preh e mashtrimëve të politikës së korruptuar 33 vjeçare e cila qëllimisht e ka deformuar historinë e levizjes Demokratike të vitit 1990 në Kavajë ku në vend të datës 25 Mars ,kanë vendosur si ditën e Kavajës datën e 26 Marsit.Kjo politikë e korruptuar, qëllimisht ka dekuruar si Pishtarë të Demokracisë njerëzit e tyre që nuk kanë qenë në ballë të demonstratave të para,njerëzit e partisë të cilët dolën me flamuj partije në fund ku në Kavajë kishte mbaruar gjithçka “.Qytetarët e Kavajës, brenda 10 muajve ,nga 25 Marsi e derim në mesin e dhjetorit të vitit 1990 përjetuan çastet më të vështira të jetës së tyre,duke u përleshur dhëmbë për dhëmbë me sambistët,qyteti u rrethua disa herë me tanke e zboristë të ardhur nga Skrapari të cilët u strehuan në repartin ushtarak të Kavajës prane dy stadiumëve të Kavajës. Burgosja e dy vëllezërve Rrugeja ,Rexhep dhe Ilir Rrugeja ,të cilët u ngritën të parët me 25 Mars 1990 , u arrestuan të parët dhe u torturuan në mënyrën më çnjerëzore nga xhelatët e kuq tronditi zemrat e popullit liridashës të Kavajës të cilët shpërthyen në një Revoltë mbarë popullore me 29 Mars 1990 ku kërkuan lirimin e tyre nga birucat Enveriste.Më pas u burgosën dhe 100 të rinj të tjerë. Kavaja i dha Shqipërisë dhe Dëshmorin e parë të Demokracisë Josif Budo i cili ra për Liri dhe Demokraci me 10 Korrik të vitit 1990 .Në varrimin e tij mori pjesë i gjith populli i Kavajës . Kujtesa historike ka rëndësi të veçantë, ngaqë me të lidhet liria dhe demokracia e pa përfunduar ose e abuzuar me dekada të tëra nga bijtë e Enverit. Në përputhje me të kaluarën komuniste sot kemi ndryshuar formën ose ngjyrën por jo përmbajtjen. Kështu, bijtë e komunizmit, e zëvendësuan pushtetin e ri gjoja Demokrat me njerëzit e tyre..
Por, kujtesa historike e demonstratës së parë të 25 Marsit si dhe ngjarjet e tjera të lëvizjes demokratike në Kavajë që do ti përmend më poshtë jo vetëm që kanë filluar të anashkalohen, por edhe “të harrohen” fare dhe qëllimisht madje nga mohuesit e historisë dhe pushtetarët brenda e jashtë qytetit , qëllimi i të cilëve është të “dëshmohet” se demokracinë në Shqipëri e prunë Studentët e Dhjetorit dhe Ramiz Alia me këlyshët e tyre! Kjo u pa më së miri gjatë tre dekadave ku në Kavajë përveç dekurimëve të Pishtarëve pa flakë kemi vënë re se për levizjen Demokratike të vitit 1990 flasin e shkruajnë disa studentë të Dhjetorit qe nuk kane pasur lidhje fare me protestat e zhvilluara në Kavajë.Ata na bejne dhe të diturin ku vjellin hapur te librat dhe shkrimet e Rexhep Rrugejës të ngjarjëve të levizjes demokratike të 1990 ,disa dhe i deformojnë.Studentët e Dhjetorit janë bijtë më të priviligjuar të Enverit. Ata mos harrojnë një gjë:”Kur djemtë e Kavajës i shkelnin me këmbë veprat e Enverit studentët e Dhjetorit mësonin nëpër auditoret e tyre veprat e Enverit dhe Marksizëm- Leninizmin.Kam dëgjuar në TV nga drejtuesi i ri i Bashkisë së Kavajës Z Qosja që do ndërtohet një muze i ri historik në Kavajë me emrin 26 marsi?!Kjo është edhe për të qeshur por edhe për të qarë.Nuk e përfaqson 26 marsi fare historinë e levizjes Demokratike të vitit 1990 .Pasi ne kemi përpara data më të rëndësishme se 26 Marsi.Kemi një demonstratë të fuqishme me 25 mars ku thirrjet e fuqishme të Rexhep Rrugejës ,Ilir Rrugejës e më pas të disa të rinjve ku me dy gishta lart thërritën hapur Liri -Demokraci ,Enver -Hitler etj.Thirrjet e tyre i tmerruan këlyshët e kuq të komunizmit .Kemi nje demonstratë mbarë popullore me 29 mars ku mbarë populli i Kavajës ishte në familjen e Gani Rrugejës në përkrahje të dy djemve të tij ,Rexhepit dhe Ilirit .Kemi datën e 10 korrikut ku sambistet bënë reprezalje në Kavajë dhe vranë djalin e Kavajës dhe të të Shqipërisë, Deshmorin e parë të Demokracisë Shqiptare Josif Budo. Kemi 11 korrikun ku mbarë populli i Kavajës përcolli në banesën e fundit Dëshmorin e parë të Demokracisë Shqiptare Josif Budën.Kemi dhe shumë e shumë ngjarje të tjera të mëdha që ndodhën në Kavajë .Poetja e nderuar e qytetit tonë Gresilda Rrugeja në një përvjetor te Dosjet në Tiranë para kamerës së TV Shqiptarë tha:”Alfabeti nuk fillon te ZH, por te A ,si mundemi ne të kalojmë nga 25 marsi të 26 marsi”?!Data e 25 Marsit 1990 jo vetëm nuk u përkujtua asnjëherë gjatë këtyre 33 vitëvë në Kavajë nga qeveritarët lokal e qendrorë, por thuajse u injorua fare nga politika mafioze dhe veçmas nga “historianët” si dhe te institutet e tyre si ai i Historisë.
Pra, po ndodh vetë-shkatërrimi i historisë së levizjes Demokratikë të vitit 1990 në Kavajë. E vetmja familje që e ka mbështetur fuqishëm 25 Marsin dhe i ka ngritur lart moralin në vendin që i takon 25 Marsit ,dhe e ka përkujtuar për 33 vite me rallë, është familja Rrugeja e mbështetur nga miqtë e tyre .Familja Rrugeja , në veçanti Rexhepi ka shkruajtur faqe të shumta libri për ngjarjet e levizjes demokratike në Kavajë,ka organizuar protesta përballë Parlamentit për shtrembërimin e historisë.Dy vajzat e Rexhepit, Anxhela dhe Gresilda kanë shkruajtur poezi të shumta për Kavajën,kanë botuar dhe një libër kushtuar Kavajës ,lëvizjëve demokratike të ndodhura në vitin 1990 në Kavajë ,dëshmorëve Indrit Cara e Josif Budo dhe figurave të tjera të çmuara të qytetit të Kavajës.Ilir Rugeja përveç kontributit financiar ka ardhur shpesh për ta përkujtuar këtë datë historike e të lavdishme.Familja Rrugeja ka kontribuar fuqishëm dhe nga ana financjarë për lëvizjen Demokratike të Kavajës si dhe ka formuar dhe shoqatën me emrin e 25 marsit.Shoqatë e cila nuk i përket asnjë partije politike por ka qenë gjithmone kundërshtare e hapur e tyre dhe ka protestuar pa parti për liritë dhe të drejtat e njeriut . Familja Rrugeja ka 33 vite që përkujton dëshmorët Josif Bodo dhe Indrit Carën ,gjithashtu familja Rrugeja ka kontribute të çmuara te fëmijët jetim ,në sport ,art kulturë dhe bamirësi. Një kontribut të madh të lëvizjes demokratike të vitit 1990 në Kavajë, ka dhe këngëtari i mirënjohur nga Mirdita vëllau ynë Tonin Ndrejaj i cili me këngën e krijuar, kompozuar dhe kënduar nga ana e tij , kushtuar Kavajës Demokratike dhe dy vëllezërve Rrugeja ka nderuar popullin e Kavajës dhe Shqipërinë. Një gjë duhet ta kenë të qartë këlyshët e Enverit.”Një pjesë të dosjes së vitit 1990 unë i kam marë.Shum shpejtë do marë dhe dokumente të tjera”.Për 33 vite me radhë 25 marsin e ka përkujtuar dhe mbrojtur vetëm familja Rrugeja ,nesër do ta përkujtojnë “ata” …që se deshën asnjëherë ,që e përbuzën dhe e mfshin nga faqja e historisë.Poshtë shkrimit po sjell disa nga ngjarjet kryesore të lëvizjes Demokratike të vitit 1990 në Kavajë.Rexhep Rrugeja 30 .05 2023.
KAVAJA LOKOMOTIVA E PARË E DEMOKRACISË NË SHQIPËRI.
Populli i Kavajës ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë tonë kombëtare.Ai ka marë pjesë aktive në të gjitha ngjarjet historike për fatet e vendit.Me veprat e tyre ato kanë nënshkruar identitetin e kavajsit në historinë shqipare.Në vitin 1990-te populli i Kavajës demonstroi plot dhjetë muaj i vetëm kundër bishës së egër komuniste.Popullin e Kavajës e bashkonte një motiv i madh,i luftës kundër diktaturës komuniste,i luftës së diktaturës dhe në të ardhmen,në çfardo ngjyre ose emri që mund të shfaqet ajo.Krimet e diktaturës komuniste nga viti 1944 derim në vitin 1990-te nuk kanë ndonjë ndryshim me krimet e Hitlerit.Kavaja,qyteti që u ngrit i pari në vitin 1990-te për 33 -vite është rënditur i treti nga klanet mafjoze, thuajse i fundit.Por historia reale duke u bazuar në dokumenta që kanë dalur nga arkivi i Ministrisë së Brendshme është kokfortë.Nga data 25 mars e derim në dhjetorë të vitit 1990-të qytetaret e Kavajës i kishin shkelur me këmbë veprat e dullës Enver Hoxhes,si dhe parrullat enveriste, ndërsa qytetet e tjera të Shqipërisë jetonin mes frikës që i kishte pushtuar për 45 vite me radhë, si dhe me bustet e Enverit,Leninit e Stalinit dhe me parullat Enveriste.Fjalët :”Enver -Hitler”,”Poshtë Nexhmija”,”Poshtë Diktatura”,”Poshtë pantera e zezë”,”E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”,”Liri-Demokraci”,”Gjermani-Gjermani”,Morrat morën fund”,”Hekuran Sllovodan “,etj,e kanë vendlindjen në qytetin e Kavajës.Në vitin 1990-te Kavaja ishte pararoja e levizjes demokratike në Shqiperi,,ishte njëkohësisht pararoja e kulturës për të kundërshtuar në mënyrën më të ashpër,më të rregullt,më dinjitoze atë regjim të përmbiçmuar që për 45-vite me rallë kishte mbi kthetrat e veta Shqipërinë.Ajo që ndodhi në vitin 1990-te në Kavajë nuk ishte një lëvizje rastësore,por ishte një lëvizje e dëshmueshme sepse Kavaja për vitin 1990-te,ishte qetësia e detit.Kjo është një shprehje që buron nga njohja e detit.Sipërfaqja e detit është e qetë ndërsa në thellësi zjarr.Vjen një moment që cunami shpërthen dhe Kavaja për vitin 1990-të ishte viti i cunamit,gjë e cila ishte mjaftë tronditëse për regjimin e asaj kohe.
Kosova ka historinë e saj dhe qytetet e tjera të Shqipërisë kanë historinë e tyre.Kavaja pas ngritjes së flamurit më 1912-ten, zë një ndër vendet më të jashtëzakonshme në specifikat e tyre,vendin e shembjes së diktaturës më të egër në botë.Në vitin 1990-të ,Kavaja ishte lokomotiva e parë e demokracisë në Shqipëri,Zemra e Demokracisë Shqiptare,Qyteti që vrau frikën i pari,Qyteti që pati në radhët e saja heronj të gjallë dhe që i dha Shqipërisë Heroin e parë të Demokracisë Shqiptare Josif Buda.
Kavaja u bë simbol i Demokracisë për të gjith Shqiptarët.Historia e levizjes demokratike e vitit 1990-te në Kavaje ka data të shumta,por në këtë artikull po vendos datat më kryesore.Shumë herët në Kavajë kishte ndodhur ngjarja që kishte tronditur regjimin diktatorial komunist ku më 31 Dhjetorë të vitit 1956,në varrimin e dijetarit,klerikut dhe patriotit të madh Hafiz Ali Korça mori pjesë i gjith populli i Kavajës.
Ky varrim madhështorë për regjimin diktatorial komunist është quajtur si demonstratë në heshtje.Në vitin 1983 punëtorët e fabrikës Qelq-Xhamit kryen një proteste me kërkesa të ndryshme ekonomike.Më 23 qershorë të vitit 1985,punëtorët e Poçerinës protestuan për përmisimin e kushtëve të punës,sërisht punëtorët e poçerinës protestuan në vitin 1989-të,përballë ish komitetit të Partise për përmisimin e kushtëve të punës. Më 28-të Janarë të vitit 1990-te,në Gjimnazin Medar Shtylla,sot Gjimnazi Aleksander Moisiu u hollën traktet e para kundër regjimit diktatorial komunist.Më 11-të shkurt të vitit 1990-të,në fshatin Synej të Kavajës,te ish xhamia dhe dyqani i bukës u shkruajtën parrullat si:”Lart Grubaçovi”,”Poshtë komunizmi”,”Poshtë Nexhmija” etj.Më 09-të shkurt të vitit 1990-të,në ndërmarrjen e NSHNI u hodhën parrulla me kërkesë ekonomike të tipit kapitalist me thirrjet për rrëzimin e pushtetit popullor në përkrahje të Grubaçovit,karikatura me diçitura ofenduese për udhëheqjen.Me 12 mars të vitit 1990-të,në kinemanë e Kavajës uzhvillua një takim i hapur me qytetarë të Kavajës,ku të deleguarit nga Tirana si:Taqo Zoto etj,u tronditën nga shqetësimet që shprehën qytetarët e Kavajës.
Me datën 20-të mars të vitit 1990-të,ishin dy raste kur udhëheqjes së partisë i`u bë fyrje publike.Po me datën 20 mars të vitit 1990-të,rreth 40-50 gra të punonjësve të qilimave,kundërshtuan në mënyrën më demonstrative zgjedhjen e drejtoreshës së re me thirrhjet: Ajo është Serbe është si Sllovodani.Ministria e Brendshme arrin në përfundim:se e gjithë kjo punë armiqsore është studiuar dhe organizuar me kujdes.Një javë para ndeshjes Besa-Partizani u hap fjala se në minutat e fundit të ndeshjes Besa-Partizani në minutat e fundit të ndeshjes të gjithë sportëdashësit do të ngrinin dy gishta lartë dhe do të thërrisnin:Liri-Demokraci.Më datën 25-së mars të vitit 1990-të,në orët e para të mëngjesit,në disa njësi tregtare të qytetit të Kavajës,u gjetën fletushka armiqsore të shaptilografuara,në të cillët shkruhej.
Kushtrimi: Popull martir i Kavajës,tani je i bindur plotësisht se liria s`fitohet pa gjak.Prandaj kur të dëgjoni kushtrimin,të gjithë të rrëmbeni sopatat,levat,shishet me benzinë dhe ja të vdesim ja të rrojme të lir!Të gjithë të maskuar!
Në tekstin tjetër shkruhej:
Thirrje:U bëjmë thirrje gjithë atyre që i ka mbetur në deje gjak burrërorë dhe që janë të bindur se propoganda komuniste fund e krye është mashtrim.Të ngrihen me zërin e përbashkët menjëherë me ndeshjen Besa-Partizani pa frikë dhe me kurajo në mënyrën paqësore në minuten e 80-të,të lojës të ngrihen të gjithë përnjëherësh me dy gishta lart duke thirrur fort pa pushim:Liri-Demokraci.Mjaft kemi ndenjur si plehrat.Le ti lajmë me gjakun tonë shkallët e stadiumit.Ata që do të bien brezat do ti kujtojnë si simbole të lirisë së njeriut.
Stadiumi i Besës së Kavajës me datën 25-së mars të vitit 1990-te,u mbush plot me qytetarë të Kavajës,por dhe me forca te shumta policore,sigurimsa,operativë e sambistë të ardhur nga Durrsi e Tirona.Një pjesë e mirë e sambistëve rrinin në gadishmëri në repartin ushtarak të Kavajës i cili ndodhej disa metra larg stdiumit Besa të Kavajës.Thirrjet e para Liri-Demokraci u dhanë nga i riu Rexhep Rrugeja që ne pjesën e parë të ndeshjes.Rexhepi u filmua nga një kamër filmike e televizionit Shqiptarë si dhe nga një kamër filmike e sigurimit të shtetit.Rexhep Rrugeja u mbështet nga shokët e tij të cilët kënduan këngë patriotike.I veçuar nga grupi ynë ishte Safet Beçerri i cili luante duart si dirigjent duke përkrahur veprimet e grupit tonë . Në ato çaste sambistët u vërsulën për të arrestuar Rexhepin.Ilir Rrugeja dha kushtrimin:Shokë o sot o kurrë.Sapo sambistët futen në stadium Ilir Rrugeja godet i pari sambistin Halit Mavrisi emrin e të cilit e mësuam në gjyqin e Ilirit.Filloi një përleshje trup më trup midis disa të rinjëve Kavajës dhe sambistëve.Sambistët rrëmbyen Ilir Rrugejën të cilët e torturuan në mënyrën më barbare para 12000 mijë spektatorëve.
Rexhep Rrugeja i shkoi disa herë në ndihmë vëllait të tij Ilirit,por ai u ndalua nga shokët të cilët e mbërthyen nga duart dhe nga këmbët.I vetmi që i shkoi në ndihmë Ilirit ishte babai i tij Ganiu,i cili u fut në pistën e fushës dhe iu lut sambistëve që mos ta godisnin më.Por sambistët e qëllonin sërisht dhe në sy të babait.Në çast u hollën në pistën e fushës veprat e Enverit.Në fund të ndeshjes rreth 200-300, persona goditën me gurë punonjësit e policisë dhe sambistët.Për këtë demonstratë me anë të kamerës filmike u arrestuan disa të rinj si:Ilir Rrugeja qe u arrstua gjatë demonstrimit,Safet Beçerri u arrestua rreth orës 11-të,të darkës të datës 25 mars.Të dy personat dërgohen në Degën e Durrsit.Rreth orës 18 të darkës të datës 26 mars u thirrën në rajonin e policisë dy nga personat më të diferencuar, Rexhep Rrugeja dhe Selaudin Cara.
Arrestimi i demonstruesve të stadiumit solli irritimin e rreth 200 personave të cilët në orën 7-të,të darkës demonstruan në policinë e Kavajës me thirrjet:”Lironi shokët tanë”,”Rroftë Ramiz Alia”,”Poshtë dinastia”,”Poshtë pushteti popullor”.Më pas turma me 200-300 vetë godasin me gurë godinën e Policisë duke thyer xhamat.Gurët u futën në godinën ku ishte duke u torturuar Rexhep Rrugeja,i cili ishte lidhur duar e këmbë.Xhelatët që e torturonin prej 4-5 orësh z Rexhep Rrugeja ishin:Shefi i Policisë së Kqvajës Sazan Tare,Zv/Ministri i Brendshëm Zylyftar Ramizi dhe nje kolg i tyre.Në ato çaste në dhomën ku ishte duke u torturuar z Rexhep Rrugeja futet polici Ymer Sheshi i cili i tha Shefit të Policisë:Shef,na mbytën si minjtë brenda,prandaj na jep urdhër të qëllojmë,Shefi i policisë Sazan Tare i`u përgjigj:Nuk më dhimbsen këta këlysha kur….sh,por nuk kam urdhër nga lart,kam urdhër të qëlloj vetëm për vetmbrojtje.Në koridorin e Policisë së Kavajës me kanë ardhur pranë duke më pyetur shumë operative e punonjës policie.Koridori i Policisë dhe oborri i Policisë ishte mbushur plot me sambistë ,sigurimsa ,operative,policë e njerëz të lartë të Partisë të ardhur nga Durrësi e Tirona.Pas disa minutave turma e protestuesve u largua në qendër të qytetit duke hedhur sërisht parrulla kundër pushtetit diktatorial komunist.Çdo thirrje nga turma shoqërohej me Urra.Ndërkohë ndizen dritat dhe demonstruesit u shpërndanë.Për demonstratën e Policisë u identifikuan 32 persona dhe 12 prej tyre u thirrën në bashkëbisedim me miratim të sekretarit të parë Muho Asllani.Me datën 27-28 mars u arrestuan 20 prej tyre nga tëcilët tre prej tyre u mbajtën në hetim Ilir Rrugeja,Fatmir Veliu dhe Qazim Karriqi.Demonstratat e 25 dhe 26 marsit,organet e punëve të brendshme i kanë trajtuar si ngjarje me veprimtari armiqsore.
Më 29 mars të vitit 1990-të në të gjith Kavjën u hap fjala se njëri nga dy vëllezërit Rrugeja ka vdekur nga torturat ,ku flitej për Ilirin,ndërsa për Rexhepin flitej se ishte në gjendje të rëndë dhe mbahej nën kurimin e mjekut të birucace të Degës së Durrësit.Kjo ngjarje e irritoi pa masë popullin e Kavajës,ku i gjithë populli u mblodh si një trup i vetëm duke pritur trupin e Ilirit gjallë a të vdekur.Turma e popullit vazhdonte nga qendra e qytetit derim te shtëpia e Gani Rrugejës.Organet e diktaturës të frikësuar kërkuan me insestim që familja të shkonte në takim për të parë gjendjen e fëmijëve të cilët ishin të burgosur në qelitë e Degës së Durrsit.
Në zyrën e shefit të Degës së Durrësit Ilir Çanajt u futën,babai Ganiu dhe djali i xhaxhait Mustafaj.Shefi i policisë i tha Ganiut:Përse doni të shihni Ilirin dhe jo Rexhepin.Ilirin e kam parë vetë duke u rrahur në stadium i tha Ganiu.Në çast hapet dera.Ishte polici i cili shoqeronte Ilirin.Babë e birë e vështruan njëri -tjetrin në distancë të largët.Në sytë e tyre rrollën disa pika loti.Iliri ishte i qethur dhe kishte dy tri të çara në fytyrë.A e pe djalin?Po i tha babai Ganiu.Tani shko dhe thuaj popullit të Kavajës se djalin e pash dhe djalin e madh Rexhepin do ta lirojme në darkë.Po djalin e madh Rexhepin a mund ta shoh?!I tha babai Ganiu.Jo iu përgjigj shefi Ilir Çanaj.Edhe për Ilirin bëm një përjashtim pasi nuk na e lejon rregullorja .Kur Ganiu dhe Mustafaj mberritën në Kavajë populli i Kavajës e pyeti:Hë,a e pe,si ishte?Gjallë i thotë baba Ganiu.A e pe mirë?I thotë një tjetër.Po i thotë Ganiu.Ndoshta të kanë nxjerrur ndonjë tjetër që i ngjan Ilirit?I tha një person tjetër.Po Rexhepin e pe?I thanë disa të tjerë.
Jo Rexhepin nuk e pashë,por do ta lirojnë sot në darkë,më thanë ata të Degës së Durrësit.Rexhep Rrugejës dhe Ilir Rrugejes i bien disa herë të fikët nga torturat që morën nga xhelatët në birucat e Degës së Durrësit.Për 4-5 ditë familja e Gani Rrugejës hapi dyert duke pritur popullin liridashës të Kavajës.Për të zbutur gjendjen në familjen e Gani Rrugejës rreth datës 05 prill shkon për vizitë sekretari i Partisë Agron Tafa me stafin e tij.
Pas dy tri ditësh sekretari i partisë Agron Tafa thërret dy-tri herë në zyrën e tij z Rexhep Rrugejën duke i bërë presion në sy të Drejtorit të Uzinës së Gozhdë Bulonave Sali Vogli.Hë armik,Përse i tregon shokëve torturat?!Mos i ngre më dy gishta lart makinave të rrethëve se të piu e zeza.Do ti pres dy gishtat po i ngrite sërisht lart.Rreth datës 02 prillë Kristaq Totulani sjell në familjen e Gani Rrugejës disa të holla të cilët i kishin mbledhur në fabrikën e Qelq -Xhamit.Ngjarje të rëndësishme ishin dhe vizitat që kryenin njerëzit e lartë të qeverisë në Fabrikat,Uzinat dhe ndërmarrjet e tjera të Kavajës,ku Pali Miska, Lenka Çuko,Muho Asllani etj zhvillonin mbledhje me punëtorët dhe me intelektualët.Punëtorët në këto fabrika e ndërmarrje pa i`u trembur syri kërkonin liritë dhe të drejtat e tyre.Në Kavajë u arrestuan rreth 120 persona.Gjyqet e djemve të Kavajës zhvilloheshin në Gjykatën e Durrësit dhe ata dënoheshin për prishje të qetësisë publike dhe për kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë.Në fillim të kampionatit Botërorë,pas mbarimit të ndeshjes populli i Kavajës mblidhej në qendër të qytetit duke hedhur parrulla kundër sistemit diktatorial komunist.
Demonstruesit, demonstronin nga qendra e qytetit dhe shkonin në drejtim të Jugut te Popojt dhe ktheheshin sërisht duke shkuar në drejtim të Veriut afër Fabrikës së Letrës.Në të dy krahët e rrugës nacionale populli ndalonte makinat e rrethëve duke thërritur ,Liri-Demokraci,Enver-Hitler,poshtë komunizmi etj dhe të gjithë ngrenin dy gishta lart.Pasagjerët që udhëtonin me makinat habiteshin nga trimëria dhe guximi i popullit të Kavajës. Më pas turma kthehej dhe shkonte te stacioni i trenit në orët e vona të mbrëmjes ku bashkoheshin dy trenat.Turma e madhe e popullit thërriste Liri-Demokraci,poshtë komunizmi,Enver-Hitler etj.
Pasagjerët që udhëtonin çuditeshin nga thirrjet e popullit të Kavajës.Me 04 korrik të vitit 1990-tës,qytetarët e Kavajës duke protestuar përplasen me sekretarin e partisë shukun Agron Tafa.Sekretari i partisë i thotë qytetarëve,ikni në shtëpi more rrugeçër.
Qytetarët të irrituar e qëllojnë me gurë duke i çarë kokën.Po me datën 04 korrik të vitit 1990-te,ish shefi i policisë së Kavajës që punonte si Përgjegjës në Fabrikën e Bukës me iniciale T .SH.me dy punëtorë del nga puna për tu kthyer në shtëpi.Shikon që po thyeshin xhamat dhe u thotë disave. More çuna pse i thyeni xhamat?Ata e kapin dhe e qëllojnë me thika duke i marrë dhe revolen.
Derim në qender të qytetit personi me iniciale T.SH ka ecur me këmbët e veta,më pas është përcjellur me makinë në spitali e Durrësit.Ai ndërroi jetë në mesnatën e pesë korrikut kur po hynte data gjashtë korrikut.Varrimi i tij u bë me 06 korrik.Për këtë ngjarje u arrestuan 26-të persona dhe u dënuan 2 përsona, Gjyqi i tyre u bë pas dy ditëve.Pas finales së madhe Gjermani-Argjentinë u zhvillua një demonstratë e madhe,ku populli thërriste:”Gjermani-Gjermani”,”Enver-Hitler,”,”Morrat morën fund”,”Duam Gjermaninë e bashkuar”,”Duam Evropën e bashkuar”,”Tirani nuk mbahet populli kështu”,”Do tu shtypim kokat”,”Poshtë komunizmi”,”Poshtë Nexhmija”.
Kjo situatë zgjati derim në orën 12-të,të natës.Policia dhe sambistët nuk morën asnjë veprim.Në memorjen e popullit të Kavajës ardhja e rezervistëve të Skraparit në repartin ushtarak të Kavajes me nr 2374 ka ndodhur në korrik të 1990-tës.Ndërsa ushtarakët e këtij reparti si;Muhamed Çelhyka,Zef Marku e Ismil Dajsinani,shkruajnë në kujtimet e tyre se rezervistët e ardhur nga Skrapari kanë ardhur në repartin ushtarak 2374 në dhjetorë të vitit 1990-të.Ata ishin rreth 2000 mij vetë dhe ishin nga fshatra të thella të Skraparit dhe kanë ndenjur 20-të dit në këtë repart.Ata kishin një urrejtje të madhe kundër popullit të Kavajës .
Ishte një fat i mirë për ta që nuk u ndeshën me popullin liridashës të Kavajës,pasi do të linin kokat në Kavajë.Me datën10-të korrik të vitit 1990-të ,qeveria Ramiz Alisë pruri në Kavajë sambistët,të cilët e filluan detyrën e tyre qysh në Golem,duke rrahur e arrestuar djem të rinj.Pas Golemit sambistët filluan reprezaljen në qytet.Ifa e parë qëndron në lagjen Sallbeg.Ifa e dytë qëndron në qendër të qytetit.Ifa e tretë qëndron te ish Xhamia e Lagjes Sharrë.
Të rinjtë e qytetit të Kavajës i qëllonin me gurë dhe shmangeshin nëpër strofkullat e tyre.Spiunët e Kavajës bënin detyrën e tyre duke i treguar sambistëve për disa të rinj që ishin të rrezikshëm për ta,mes të cilëve ishte dhe i riu Josif Buda me vellain e tij Kolin.
Sambistët të tërbuar vërsulen mbi Nikollën e mbi disa të rinj të tjerë.Josifi vërsulet mbi bishat e egra me atë urrejtje të madhe.Situata në ato çaste u acarua mjaft keq.Gjatë kësaj përleshje njëri nga sambistët nxorri pistoletën dhe qëlloi pa mëshire mbi të riun Josif Buda.
Lajmi i vdekjes së Josifit,tronditi mijëra e mijëra zemra nënash,baballarësh,motra e vëllezërish të cilët u zotuan të marrin gjakun e tij.Dita e 11-të,korrikut ishte me të vërtetë një ditë zie,ishte çasti më i hidhur për familjen Buda dhe për popullin e Kavajës,i cili do të përcillte për në bansën e fundit djalin e Kavajës,Dëshmorin e Parë të Demokracisë Shqiptare Josif Budo i cili ra heroikisht për Liri-Demokraci,për atë Demokraci që e donin të gjithë Shqiptarët.
Në varrimin e tij mori pjesë i gjith populli i Kavajës.Arkivoli i tij u mbajt në krah.Gjatë rrugës populli thërriste:”Josifi është hero”,”Josifi është gjallë”,”Liri-Demokraci”,”Enver-Hitler”,”Poshtë komunizmi “etj.Rrugës u thyen xhamat e dyqanëve,Kur turma e madhe e popullit shkoi te Komiteti i Partisë, Rexhep Rrugeja ,Nazmi Shabani dhe disa të rinj u shkëputën për disa çaste nga funerali i Dëshmorit të parë të Shqipërisë Josif Budo dhe u futën në oborrin e Komitetit të Partisë duke e kthyer makinën mrapsh.Njëri nga të rinjt që kishte shkrepse i vuri zjarrin makinës së Sekretarit të Partisë Agron Tafa..Më pas të rinjtë iu bashkuan sërisht funeralit të Dëshmorit tē Parë të Demokracisë Shqiptare Josif Budo.Në varreza turma heshti në nderim të Josifit dhe të vdekurve të tjerë.Tani Kavaja kishte një hero që nuk i përkiste Kavajës por gjith Shqipërisë.Kur turma e madhe e popullit u kthye nga varrezat dogjën një Ifo që ishte vendosur te Axhensia pranë Policisë së Kavajës.Pas kësaj ngjarje natën vonë qyteti i Kavajës u rrethua me tanke.Në ditët në vazhdim populli i Kavajës hoqi parullat komuniste në të gjith qytetin.
Pas 33 vitëve jam mjaft i zhgenjyer. Demokracia e vërtetë që unë kërkova nuk erdhi kurrë në Shqipëri sepse në Shqipëri udhëheqin bijtë e Enverit.Bijtë e Enverit ,Kavajën e kanë përdorur për ti grabitur bregdetin dhe për vota. Ndërsa historinë e demokracisë ja kanë deformuar dhe ia kan fshirë nga faqja e dheut me kohë.Në vend të demonstratës së parë të 25 Marsit kanë vendosur si ditën e Kavajës 26 Marsin.
Autori :Rexhep Rrugeja .
Burimi/Facebook
Leave a Reply