Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu ka kërkuar liderëve të Arabisë Saudite se ka mes tyre liderë që po i bëjnë sytë qorr ndaj luftës në Ukrainë.
Zelensky u tha homologëve të tij se “shikoni se sa vuajtje kanë sjellë luftërat afatgjata në Libi, Siri, Jemen, sa jetë janë humbur nga vitet e luftimit të Sudanit dhe Somalisë, në Irak dhe Afganistan. Shpresoj që shumica prej nesh jemi këtu për hir të paqes dhe drejtësisë”
“Edhe nëse ka njerëz këtu në samit që kanë një pikëpamje të ndryshme për luftën, për tokën tonë, duke e quajtur atë një konflikt, unë jam i sigurt se ne të gjithë mund të jemi të bashkuar për të shpëtuar njerëzit nga kafazet e burgjeve ruse. Fatkeqësisht, ka disa në botë, dhe këtu mes jush, që mbyllin sytë para atyre kafazeve dhe aneksimeve të paligjshme. Dhe unë jam këtu në mënyrë që të gjithë të mund të hedhin një vështrim të sinqertë, pavarësisht se sa fort përpiqen të ndikojnë te rusët. Dua të falënderoj Arabinë Saudite, dua të falënderoj shumicën prej jush, për mbështetjen e qëndrimeve [të padëgjueshme] ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së”, ka deklaruar Zelensky.
Në samitin e Ligës Arabe ka marrë pjesë edhe presidenti sirian Bashar al-Assad. Ai u pa në kamera në sallën e konferencave disa minuta përpara fjalimit të Zelenskyt.
Siria ishte vetëm një nga dy vendet në botë (së bashku me Korenë e Veriut) që njohu aneksimet e pretenduara nga Rusia vitin e kaluar të katër rajoneve të Ukrainës.
Burimi/Facebook/RTSH Shkodra


Leave a Reply