Studentët dalin në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë, ndërsa Akademia Shqiptare qëndron brenda mureve të saj, mes dokumenteve, kronikave dhe studimeve të së kaluarës.
Por nuk duhet të jetë pikërisht Akademia vendi ku shqyrtohen shkaqet më të thella të krizës që i nxjerr të rinjtë në protestë? Protesta është zëri i pakënaqësisë, ndërsa Mendimi duhet të jetë kërkimi i rrugëdaljes.
Nuk mjafton të studiohet çfarë i ka ndodhur popullit shqiptar gjatë Historisë. Duhet të pyetet çfarë Njeriu ka formuar kjo Histori, çfarë marrëdhënieje ka krijuar ai me Lirinë, Autoritetin dhe Përgjegjësinë.
Pa Botën e Ideve, Dija rrezikon të mbetet e burgosur në të kaluarën, ndërsa krizat të përsëriten në një kohë të verbër, pa horizont e pa fund.
Studentët kërkojnë sot një të ardhme. Por Akademia, përtej një të kaluare të fosilizuar në studime anakronike dhe interpretime të shtrembëruara, çfarë horizonti Mendimi u ofron?
Burimi/Facebook


Leave a Reply