Prej më shumë se një viti, ne përballemi me mashtrimet, gënjeshtrat, kërcënimet dhe shpifjet e Valon Ademit.
Ai brutalishtë u ndihmua dhe nga kryearkitekti
i mashtrimeve dhe hajnive Valon Lluka me involvimin edhe të noterës Valbona Selimit.
Në të gjithë përvojën time, nuk kam parë një përpjekje kaq të vazhdueshme për të mashtruar, për të shtrembëruar të vërtetën, për të cenuar pronën, për të kërcnuar dhe për të penguar një projekt me rëndësi për një vend të tërë.
Tentativën për transferimin e kuotave të MABCO-s nga Valon Lluka dhe Valon Ademi te Prillit 2025 e kemi denoncuar si mashtruese dhe të kundërligjshme.
Vendimet e Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës së Lartë kanë mbështetur kundërshtimet tona, realitetin dhe faktet.
Edhe ndërhyrjet e fundit në QKB ku u tentua të tjetersohën ilegalishtë kuotat e MABCOS, nxjerrin në pah VEPRIMET ILEGALE TE VALON ADEMIT dhe VEGIM
HOXHES gjithnjë e më shumë.
Edhe këto rrethana tani po hetohën në plotni.
Edhe pse e vërteta ngadal po del në dritë dhe maskat po bien, dëmi i shkaktuar është i madh dhe i pariparueshëm. Fajtorët herët apo vonë do të thirrën para përgjegjësisë.
Këtu lindin disa pyetje:
a) A ju kujtohet sa u përfol për Delphos-in dhe sa vendime gjyqësore u mbështetën në shpifjet dhe gënjeshtrat e Valon Ademit? rreth kësaj?
b) A duhej të prononcohej Departamenti i Shtetit për të sqaruar çmendurin primitive rreth genjeshtrave të Valon Ademit për Delphosin?
c) Sa shumë u përdorën nëpër gjykata narrativat shpifëse të Valon Ademit dhe sa gjyqtarë u mashtruan prej tyre?
Ne kemi vuajtur nga vendime te gjyqetarve të Fatmir Ndreut, Mirjana Shaganit dhe Mirela Prengajt, në forma”masa sigurimi”, të motivuara nga narativat dhe genjeshtrat e Valon Ademit. Edhepse keto masa u hudhen poshtë nga gjykatat me te larte por damin e shkaktuar, në te gjitha dimenzionet e shifni të gjendja ku ka mbetur ky projekt.
Të gjitha këto veprime tani po hetohën.
ç) Ku mbet Deldfosi, ku mbet hipoteka e Aeroportit dhe ku mbeten “missionaret rus”
Valon Ademi duhet të tregoj!
d) Tani, gënjeshtra dhe shpifja më e fundit e Valon Ademit përfshin, as më pak se , emrin e miljarderit Timur Kulibajit. Për këtë emër të këtij personi Valon Ademi, mundet vetëm të vetkënaqet duke lexuar në Wikipedia dhe mund vetëm të ëndërroj ta shef atë qoftë edhe në distancë.
dh) Valon Ademi, ka edhe shumë emra të tjerë për të përmendur: për shembull, Grenellin, apo …. apo ata me të cilët hyri ilegalisht në terminal, apo edhe ata të cilëve ua ofroi t’ua shisje pronën e huaj për 400 milionë… e ndoshta edhe ndonjë “Pinko Palino” të radhës!!!!
Dhe, në fund, këto “akuza të reja” të Valon Ademit nuk i japin përgjigje pyetjes themelore:
Mbi çfarë baze ligjore tentoi t’i transferoi dhe t’i regjistroi në QKB kuotat e MABCO-s? Përsëri me mashtrime sikur atë të datës 3 prill 2025???
Valon Ademi, gabon nëse mendon se me akuza dhe kërcënime primitive, madje duke përfshirë edhe emra të tjerë, mund ta largon vëmendjen nga çështjet mashtruese qe i bënë vet ata duke qfrytëzuar mirëbesimin dhe duke keqperdorur detyrën zyrtare!
Shqiptarët janë lodhur nga gënjeshtrat dhe shpifjet primitive.
Ata meritojnë njerëz të sinqertë, që PUNOJNË me sinqeritet, respektojnë FAMILJEN dhe kanë BESIMIN!
Shqiptarët duhen bindur me fakte, me të vërteta, me dokumente dhe transparencë, jo me gënjeshtra e shpifje!
Shqiptarët meritojnë të vërtetën. Meritojnë siguri juridike, respekt për pronën dhe institucione që zbatojnë ligjin.
Unë, familja ime dhe kompania që kam ndërtuar me mund për më shumë se gjysmë shekulli kemi besim të plotë te drejtësia, te SPAK-u dhe te zbardhja e të gjitha veprimeve dhe përgjegjësive që lidhen me çështjen e VIA-s.
Për respekt ndaj hetimeve dhe në përputhje me rekomandimet e këshilltarëve të mi ligjorë, në këtë fazë kufizohem në kaq.
Shqiptarët meritojnë Aeroportin e Vlorës.
Ne jemi gati ta përfundojmë atë sapo të rivendoset plotësisht ligjshmëria dhe të na mundësohet vazhdimi i punës.
Keni besim!
Vendosmëria jonë për ta përfunduar këtë projekt mbetet e palëkundur.
Behgjet Pacolli


Leave a Reply