Edicioni i katërt i festivalit të këngës “Akordet e Kosovës 2026” solli vlerësime të rëndësishme edhe për artistet shkodrane, duke dëshmuar edhe një herë praninë dhe forcën krijuese të traditës muzikore të Shkodrës në skenën mbarëshqiptare.
Arjola Zadrima u vlerësua si autore e tekstit të këngës “Hajde mor i bukur”, interpretuar nga Fatbardha Nikçi, me muzikë të Memli Kelmendit. Kënga fitoi çmimin e dytë të festivalit, ndërsa Fatbardha Nikçi u vlerësua edhe me Çmimin e Orkestrës për interpretimin e saj.
Një tjetër sukses shkodran ishte ai i këngëtares Olimpia Smajlaj, e cila mori çmimin për tekstin më të mirë për këngën “Amanet”, duke sjellë në skenën e festivalit një krijim të vlerësuar për forcën e fjalës dhe interpretimit.
Ndërkohë, çmimin e parë të festivalit e fitoi 15-vjeçarja Troja Bicurri me këngën “Mali dhe Hana”, një krijim i saj, ku ajo është autore e tekstit dhe e muzikës, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Valon Gashi.
Urime Kosovë, urime Shkodër !
Burimi/Facebook/GEGNISHT


Leave a Reply