Ditë më parë, me punësimin e valltarit të talentuar Flavio Xhaferi në Ansamblin Popullor, u hodh një hap i rëndësishëm në mbështetjen e brezit të ri dhe në garantimin e vazhdimësisë së artit tonë koreografik.
Trashëgimia jonë artistike nuk ruhet vetëm duke nderuar mjeshtrit që e krijuan, por edhe duke u dhënë mundësi talenteve të reja ta trashëgojnë, ta zhvillojnë dhe ta përcjellin atë te brezat e ardhshëm.
Flavio Xhaferi është një nga ata artistë të rinj që na rikthejnë besimin tek e ardhmja e artit koreografik shqiptar.
Në interpretimin e tij spikasin cilësi që të sjellin ndër mend madhështinë e të paharruarit Besim Zekthi: karakteri i fuqishëm skenik, temperamenti i spikatur artistik, teknika e fortë dhe ajo forcë e veçantë interpretuese që i jep valles shqiptare shpirt, dinjitet dhe identitet.
Flavio është një talent premtues, një artist që po ndërton me personalitet rrugëtimin e tij skenik dhe që dëshmon se shkolla e madhe e artit koreografik shqiptar ka rrënjë të forta dhe një të ardhme që meriton të mbështetet.
Burimi/Facebook/Arti Koreografik Shqiptar


Leave a Reply