Të etur për pushtet.
Të etur për krim.
Dhunoni një popull,
O këllira të vendit tim!
Kurrë ju nuk u ngopët,
Edhe pse flini mbi para.
Për ju jeta ka kuptim
Veç kur pini gjak njeri
Kur të varfrin e shtypni,
Kur të dobëtin e rrihni si kafshë,
Kur të uriturin e përçmoni,
Atëherë ndiheni rehat.
Si qentë i lëpiheni popullit,
Në fushata e në votime.
Premtoni veç mirëqenie,
Por sillni skamje e varfëri.
Për tradhtitë tuaja politike
Do të flas sa të kem frymë.
Popullin ju e torturoni,
Ju sollët edhe shpopullimin.
Koha e ndëshkimit vjen,
Populli atë ditë do të marrë hak.
Për ju nuk ka asnjë mëshirë,
Kombi është për ne ideal.
Veç zotit, atij i falemi,
Për komb, atdhe falim gjithçka.
Shqipëria është e shqiptarëve,
Ndëshkim do ketë çdo tradhtar!
“ f.m.”
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply