Kjo nuk ështē fitore as për kampin e majtë dhe akoma më tepër për kampin e djathtē.
Fëmijët tanē janë nē emigracion dhe ata kanē neveri për politikēn shqiptare dhe partitē.
Qē nga 2013 nuk ka patur opozitarizēm nga opozita , por vetēm pazare.
Protestat u shfrytēzuan për rritje pazaresh.
Askund nuk ështē parē tē pasurohesh nē opozitē dhe thellē thellē opozita nuk ka dashur pushtet , por vetēm për tē qendruar nē lojēn e pazareve politike.
Ka dhēnē kontribut pēr shuarje protestash si ajo e teatrit apo dhe mos mbēshtetje pēr shumē kauza të tjera qytetare në mbrojtje tē trashegimisē kulturore.
Opozitē hileqare me eksponent partie totalisht tē konsumuar qē zinin me dru çdo individ apo zē mē me fuqi depērtuese tek masa popullore.
Nuk e morēn kurrē mundimin t’i afronin , por ishte pordhace duke hedhur idenē e ” vetëofrimit”.
Hodhi nē erē çdo kontribut opozitar duke mos hapur kurrē partinē .
Mbajti fort po ato figura tē konsumuara dhe pazarxhie me pozitēn.
Abandonimi masiv nuk ka ardhur nga kampi i majte sepse 70% e shqiptarēve ishin opozitar , por nga pakēnaqēsia e tē bērit opozitē hileqare.
Kush mbeti nē Shqipēri ishin ose nē shtet, ose me biznese qē mbijetojnē dhe natyrisht qē do tregoheshin pragmatistē.
Kur bēn pazare opozita atēhere eshte e natyrshme tē mos bēj pazare njeriu
i thjeshtē , qē kur hap dollapin nuk ka ushqim për familjen.
Opozitarēt e thjeshtē janē tē paorganizuar, tē papërfaqēsuar nga opozita legale, e tradhētuar shumē herē, e tallur , e poshtēruar.
Duhet të preket fundi qē tē lulēzoj diçka mē e bukur dhe mē shpresēdhēnēse sepse fēmijët tanē emigrantē do tē kthehen mē vrapē po tē shohin shpresēn opozitare.
Rrofshin shpirtërat e pastër opozitar qē bējnē ndryshimin e madh midis pazareve opozitare!
Burimi/Facebook


Leave a Reply