3 dekada vrap n’varreza eshtra shpuar
Atlet n’kali t’bardh fushave të Kosovës
Duke numëruar lisat e vrarë nga rrufeja
Duke mallku dimrat e pritur pranvera
Pritja është e gjatë ku bora e zë boren
Kur pret shtegun me ta hap zana malit
Krahrorin e mbështjellur me gjarpinj lara lara
Vrap si i çmendu ndër fusha ndër ara
Rrugëve pa emra me terrin e natës
Nga gjumi i rendë harrova me ardhë
Në lisat e Bugjonit thonë qyqet kan vajtu
Ti e din ku flen sonte une s’di ku me shku
Eu Kosova ime t’i puthsha sytë e ballit
Qe kurre nuk ma ndale vrapin e Atletit
As plaget në krahror kurre nuk mi numrove
Sa here te perqafova ti dhembjen ma shtove
Ti nuse e pa besë që vret n’qiell ylberin
Kurorë bojë gjaku lulkuqe bozhuri
Sa herë të ngrita n’fluturime të reja
Na vrave pa meshire siq vret bjeshken rrufeja
GjD, 19 maj 2023
Burimi/Facebook


Leave a Reply