BEQIR SINA, New York
Professor Shinasi Rama nga Nju Jorku sulmon egersisht shtresen e te ish burgosurve politik dhe te presekutuarve politik, ne nje kohe qe po ky njeri me disa eksponente te vecante te dispores qe jane mesuar te bejne marifetete te tilla kudo qe fusin hundet, gjoja na i doli ne mbrotje kesaj shtrese deri edhe ne “veprime ekstreme sic shkruante nje fare Keze Zylo, se ata “Te gjithe do te beheshin Lirak Bejko”……..nese qeveria nuk ua zgjidhte problemet edhe megjithse tani kishin perkrah ne mbrotjtje te tyre edhe Qemal Zylon me Keze bylbylin e komunitetit.
Mirepo, ajo cfare ka shkruar Shinasiu, i cili duket se i jane erresuar syte nga zgjedhja e Visar Zhitit Minister te Kultures nje ish i burgosur politik, si dhe te Halim Kosoves nje doktor kosovar i presekutuar eshte sulmi me i eger, qe eshte bere deri tani ndaj kesaj shtrese. Shinasiu flet akoma me te njejten gjuhe si i ka trajtuar rregjimi enverian dhe ndoshta edhe me gjuhe edhe me te fort urrejte dhe agresiviteti, ndoshta edhe me te madh se koha e luftes se klasave, kur ai dhe ata syresh qe i silleshin rrotull ne Nju Jork, ne fund vitin qe lame pase
Kjo per vete faktin se kemi parsyshe se ishte po ky Shinasiu, i cili udhehoqi ne Nju Jork, dhe u “doli” ne “mbrojtje” ish te presekutuarve dhe ish te burgosurve politik, me nje grup debilash qe nuk kishin as kurrefare lidhje( dhe ndoshta ndonjeri prej tyre edhe i ka dale deshmitare ndonje te burgosuri politik ne ate kohe duke e kalbur ne burg.
Mire me politikanet ne Tirane , por me “Makthin e të përndjekurve” me kete shtrese, cfare pate professor Rama, kesaj shtrese qe dje i dole ne “mbrojtje” se bashku me Kezen e Qemalit dhe tani vjell vrere,
Do te kisha dashur ta lexonte Viktor Martini ate se cfare ka shkruar Shinasiu se edhe ai i ka “varur” shpresat dhe pret qe Edi Rama, me nje shpurre spiunash ne Amerike po ua zgjidhe problemet kur ata te “vijne” pushtet.
Dhe, nuk e di se ndjehen dhe se cfare do te thone tani, kur ta lexojne kete ballsam te Shinasi Rames ata ish te burgosur politik, te cilet priten tja u qajne hallet dhe tua zgjidhin problemet me qeverine, Shinasiu me nje fare Keze Zylo se bashku me Qemalin
Sepse dihet ketij njeriu nga qe i jane erresuar syt nga e djathta, dhe qendrimi idealist qe mbajne ish te burgosurit politik, te cilet lindin dhe vdesin patriot, atdhetar dhe demokrat te vertet, dhe nuk behen “rruges” e jane me 100 flamure, si Shinasiu me shoqen Keze edhe ata qe dolen me te ne demostrata vitin e kaluar, ku nje pjese e tyre eshte nga ata qe ia bene gjemen per gjysme shekulli me baballaret e tyre , ish police dhe sigurimsa, kesaj shtrese.
Ja se cfare shkruan ai ne nje koment te ketyre diteve te cilin e ka titulluar : Makthi i të përndjekurve
Kjo është një shtresë që u keqpërdor me vullnetin e saj të lirë nga Saliu. Deri tani e ka pasë fatin politik të lidhur me të. Tani do të kërkojë të ndahet me të, simbas teknikës “ne e dinim kush ishte, por na duhej e na mashtroi.” Saliu i mbajti me thërrime, por i përdoroi deri në atë nivel sa këta nuk kanë fytyrë të dalin më në publik. Për cfarë përndjekje mund të flasin këta? Për cfarë vlerash? Kush pyet për burgun dhe internimin e tyre kur ne kemi nga 20 e ca vite në mërgim e na janë shuar familjet e këta nuk kanë lëvizur një gisht për të mbrojtur vlerat për të cilat ishin deklaruar të persekutuar? Kush prej tyre e mbrojti lirinë e demokracinë, të drejtat e shqiptarëve e kombin?
Shumica e ish të persekutuarve ranë në kurthin e mjeshtrave kontrollues dhe tashmë janë kaq të diskredituar sepse e treguan qartë që nuk kishin as vlera as mendësi, por ishin thjesht vegla politike. Saliu e ka kuptuar se këta nuk i duhen më si shtresë dhe prandaj i ka futur ne sherr dhe kontrollon vetëm ata që kanë pak influencë. Por, ndarja e tyre me Saliun do të jetë një përpjekje e tyre ër të gjetur dinjitetin. Sepse bijtë e bijat e tyre e kanë një ide idjote se kush ka qënë familja e tyre dhe do të ëkrkojnë nderim e respekt. E këtë do ta kërkojnë duke u ndarë nga Saliu.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply