
Siana Elezi lindi ne Tirane. Mbaroi studimet e mesme prane gjimnazit 28 Nentori dhe te larta prane Universitetit te Shkodres “Luigj Gurakuqi” ne degen Gjuhe- Letersi. Ne vitet 2002-2004, Siana punoi si As. Pedagoge ne te njejtin universitet. Qe ne moshe te hershme Siana u shqua per pasionin e saj ne fushen e letrave. Siana eshte autore e dy librave me poezi “Kur Prish Dashurite” (1995) dhe “Psheretima” (1997). Me pas, Siana botoi studimin shkencor “Krijimtaria letrate e Azem Shkrelit” (2002).
Ne vitin 2004, Siana emigroi ne Kanada bashke me familjen e saj. Ajo u diplomua nga Universitetit i Windsor-it ne degen e mesuesise ne vitin 2006. Vitin pasardhes Siana u punesua ne rolin e mesueses se gjuhes Angleze nga Drejtoria Arsimore e qytetit te Torontos, ku vazhdon te punoje edhe sot. Perveç kesaj, Siana ka punuar si mesuese e Anglishtes prane Kolegjit “George Brown”, Toronto. Per 10 vitet e fundit, Siana ka mbajtur rolin drejtues te shefes se Departamentit te Anglishtes ne “Burnhamthope Collegiate Institute”. Gjithnje ne mbeshtetje te krijimtarise artistike, Siana sherben si anetare e jurise se Keshillit te Mesueseve te Anglishtes te Torontos per konkurset ne proze qe nga 2014 deri me sot. Ne Festivalin e Poezise, organizuar nga “Louder than a Bomb Toronto”, Siana u vleresua me cmimin “Boss Teacher Award “(2018). Gjate 16 vitete eksperience pune ne arsim ne Toronto, Siana ka vazhduar te inspiroje brezat e rinj. Shume nga nxenesit e Sianes kane marre pjese neper konkurse te ndryshme artistike, kane botuar proze dhe poezi neper antologji, revista, gazeta, etj, dhe gjithastu jane vleresuar me cmime te ndryshme letrare.
Burimi/Facebook/Gegnisht


Leave a Reply