Te dashur motra e vellezer te besimit islam,ju uroj nga zemra:
FESTEN E FITER BAJRAMIN
Te gjithe besimtarve islame shqiptare ,kudo ku ata jetojne e punojne,ne cdo cep te botes ,por dhe ne vendelindje.
Qofte per ju te gjithe,nje dite gezimi,paqeje e humanizmi,dashurije e lumturije njerezore,ne vatrat tuaja familjare.
Kjo festë e gëzueshme islame i kalon kufijtë dhe bëhet shumëdimensionale në jetën njerëzore, sepse besimtarët i luten Zotit dhe kujtojnë të mirat dhe dhuntitë e Tij të shumta.
Fiter Bajrami është festë e fitoreve, sepse muslimani ndien sukses në sigurimin e të drejtave e të zhvillimit shpirtëror. Ai dëshmon se dëshirat i mban në një komandë të fortë duke bërë një jetë të disiplinuar. Të gjitha këto janë fitoret e tij të mëdha. Grumbullimi i besimtarëve për t’u falur e festuar bashkarisht në këtë ditë feste, tregon se duke u lutur për falje e fuqi besimi, Zoti u siguron sinqeritet, mëshirë e falje.
Fryma e kësaj mbledhje të lartësuar e të përkushtuar e mëson muslimanin që të falë të tjerët, që edhe ata të falin dhe ky virtyt i faljes së mëshiruesve do të ushtrohet nga Zoti dhe gjerësisht shkëmbehet edhe mes besimtarëve. Kur muslimani në festën e Fiter Bajramit vendos fuqinë e zemrës së tij, duke iu nënshtruar ligjit të Zotit dhe duke bërë një jetë të disiplinuar, ai lidh paqe me Zotin dhe vetë është në paqe me të gjithë njerëzinë.
Fiter Bajrami është festë e gëzimit që përsëritet kah mot.
Me rastin e kësaj dite, le t’i lutemi Zotit të Madhëruar, që të na drejtojë e të na forcojë besimin në Të, e të na ruajë nga të ligat!
Na udhëzo o Zot në rrugën e drejtë, e shtona dashuri e vëllazëri midis nesh, për të mirën e fesë e të kombit!
Vellezer, ne kete dite mendoni ,pak dhe jepni nga vetja per skamnoret dhe per femiljet bonjake dhe familjet qe humben te dashurit e tyre ne lufte se zoti do tu a shtoje pasurine dhe do tu realizoje dhe deshirat tuaja,silluni pak gezim dhe ketyre familjeve,qe dhe ata ta ndjejne gezimin e kesaj feste te madhe te besimit islam.
Jepni se do tju jepet.
Edhe nje here gezuar dhe me fatFiter Bajramin.
Kryesia e Shoqates Alba – Dansk


Leave a Reply