![]()
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale sot do të jetë në 29 komuna dhe Qytetin e Shkupit, ndërsa rivotime për raundin e parë do ketë në dy komuna.
Balotazhi do të zhvillohet në këto komuna: Haraçinë, Berovë, Manastir, Bogdanci, Bërvenicë, Butel, Veles, Vrapçishte, Gostivar, Shkup, Debarcë, Dellçevë, Gjorçe Petrov, Jegunovcë, Kavadarcë, Karbincë, Karposh, Koçan, Kumanovë, Lozovë, Mogillë, Resnjë, Staro Nagoriç, Gostivar, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Qendër, Çair dhe Çeshinovë – Obleshevë.
Partitë shqiptare na raundin e dytë konkurrojnë: Tetovë, Gostivar, Strugë, Çair, Haraçinë, Vrapçishte, Tearcë.
Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 24 marsit u zgjodhën 49 kryetar të komunave. Sipas planit të decentralizimit, Maqedonia është e ndarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Të drejtën e votës e shfrytëzuan 1.743.403 qytetarë me të drejtë vote. (INA)
Per”Globi – Shqip” Shkodrani


Leave a Reply