Deklarata e këshilltarit të VLEN-it për përfaqësimin e Veleshtës tregon qartë se brenda vetë koalicionit po rriten pakënaqësitë dhe përçarjet.
Veleshta sot nuk ka asnjë drejtori, ndërsa pyetja që shtrohet është e thjeshtë: ku mbeti premtimi për meritokraci dhe përfaqësim të drejtë?
Veleshta ka dhënë vota dhe mbështetje, por kur vjen puna te përgjegjësitë dhe pozitat, ajo vazhdon të mbetet jashtë.
Ironia është edhe më e madhe kur kujtojmë se në kohën e BDI-së, Veleshta kishte përfaqësim me 8 drejtori. Sot, në qeverisjen ku flitet vazhdimisht për përfaqësim dhe meritokraci, Veleshta nuk ka asnjë drejtori.
Prandaj, deklarata e këshilltarit nuk është thjesht një kërkesë për përfaqësim. Ajo është edhe një dëshmi se brenda VLEN-it ka pakënaqësi të mëdha për mënyrën se si po ndahen pozitat dhe përgjegjësitë.
Veleshta nuk kërkon privilegj. Kërkon respekt për votën, kontributin dhe dinjitetin e saj.
Shtatori do të tregojë nëse Veleshta do të përfaqësohet realisht, apo do të mbetet përsëri vetëm një emër që kujtohet kur duhen votat.
Burimi/Facebook


Leave a Reply