Një artikull i publikuar në median holandeze Sargasso, bazuar në librin ‘Torenhoog corrupt’ të gazetarit Vincent van Gerven Oei, denoncon lidhjet mes qeverisë së Edi Ramës, arkitektëve të huaj dhe korrupsionit në projektet e mëdha të zhvillimit urban në Shqipëri.
Sipas artikullit, Rama ka ndërhyrë drejtpërdrejt në përzgjedhjen e arkitektëve dhe në procedurat e konkurseve, duke favorizuar studio të huaja si OMA, MVRDV dhe Cityförster. Këto projekte, të realizuara përmes manipulimit të rregullave dhe përdorimit të parave publike, kanë favorizuar sipërmarrës privatë dhe, sipas autorit, kanë krijuar mundësi për pastrimin e parave të drogës.
Artikulli kritikon gjithashtu arkitektët e huaj për bashkëpunimin me Ramën dhe për lavdërimet ndaj tij, pavarësisht mungesës së transparencës, kontrollit demokratik dhe përfshirjes së publikut. Si shembuj përmenden projekti i masterplanit të Tiranës, ku arkitekti Stefano Boeri pretendon se Rama i kishte premtuar personalisht fitoren e konkursit, si dhe ndërtimi i Teatrit Kombëtar përmes një ligji të posaçëm në Parlament.
Përmes librit, autori argumenton se arkitektura në Shqipëri është shndërruar në një instrument të pushtetit personal të kryeministrit, ndërsa korrupsioni dhe klientelizmi kanë dëmtuar mendimin kritik dhe lirinë profesionale. Në fund, artikulli kërkon që këto fakte të merren në konsideratë edhe nga institucionet e Brukselit, përpara avancimit të integrimit të Shqipërisë në BE.
Burimi/Istagram/syri.tv


Leave a Reply