1. Mos harroni se vdekja nuk pyet sa pasuri ke, çfarë posti mban apo sa pushtet zotëron.
2. Paraja e vjedhur mund të mbushë xhepat, por kurrë nuk mbush boshllëkun e ndërgjegjes.
3. Pushteti është i përkohshëm, ndërsa turpi i tradhtimit të qytetarëve mund të zgjasë breza.
4. Mos e ngatërroni shtetin me pronën tuaj dhe taksat e popullit me paratë tuaja.
5. Çdo lek i shpërdoruar është një mundësi e humbur për një spital, një shkollë apo një familje në nevojë.
6. Mos harroni se pas çdo firme korruptive ka qytetarë që paguajnë çmimin.
7. Burgu nuk është kërcënim, por një pasojë e mundshme ligjore për ata që shkelin ligjin.
8. Asnjë karrige pushteti nuk është më e rëndësishme se dinjiteti njerëzor.
9. Në fund të jetës askush nuk merr me vete vila, makina apo llogari bankare, por vetëm kujtimin që lë pas.
10. Mos synoni të bëheni të pasur në kurriz të popullit,por synoni të mbeteni të respektuar në kujtesën e tij.
Paraja mbaron, pushteti përfundon, jeta ikën, por historia nuk harron mënyrën se si e trajtuat popullin tuaj.
Më mirë një jetë me pak pasuri dhe shumë ndershmëri, sesa një jetë me shumë pasuri dhe pa dinjitet!
Paulin Marku
Burimi/Facebook


Leave a Reply