Dje, në Universitetin e Tetovës, pata nderin dhe kënaqësinë t’i dhuroj Prorektorit, Prof. Dr. Agon Memeti, nji komplet të librit tim të sapo botuar në gjuhën gjermane, “Shqiptarët nga e kaluara në të sotmen: mes paqes dhe stabilitetit”, me destinacion Bibliotekën Qendrore të Universitetit të Tetovës, si kontribut për pasurimin e fondit të saj bibliotekar dhe për promovimin e dijes mbi historinë, identitetin dhe rolin e shqiptarëve në rajon.
Ky botim përfaqëson nji përpjekje akademike dhe publicistike për ta paraqitur kombin shqiptar përtej kufijve, përmes historisë, kulturës, albanologjisë, gjuhës, identitetit kombëtar dhe kontributit të tij për paqen e stabilitetin në rajon dhe në Gadishullin Ilirik.
Me këtë rast, shpreh mirënjohjen time të thellë dhe falënderimet e përzemërta për recenzentin e veprës, Prorektorin, Prof. Dr. Vullnet Ameti, për kontributin dhe vlerësimin e tij akademik, si dhe për përkthyesin, Dr. Albert Gjoka, për punën e çmuar në përcjelljen e kësaj vepre në gjuhën gjermane.
Falënderoj gjithashtu Universitetin e Tetovës për frymën e bashkëpunimit akademik dhe për rolin e tij në ruajtjen, pasurimin dhe ndërkombëtarizimin e dijes shqiptare.
Librat janë ura që lidhin brezat, universitetet dhe kombet. Çdo vepër që i dhurohet nji biblioteke universitare është nji kontribut për dijen, kujtesën historike dhe përcjelljen e vlerave kombëtare te brezat e ardhshëm.
Me respekt, mirënjohje dhe përkushtim ndaj Imazhit Shqiptar në Botë, ushtar i atdheut, Astrit Memia!




Burimi/Facebook


Leave a Reply