Ambasada dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare nxitojnë të dënojnë protestuesit, ndërkohë që heshtin përballë dhunës barbare që policia ushtron ndaj qytetarëve.Këtu janë në lojë paratë e vjedhura të shqiptarëve dhe korrupsioni ndërkombëtar. Përse këta ambasadorë nuk dalin të dënojnë dhunën ndaj studentëve dhe protestuesve? Përse heshtin kur të rinjtë tërhiqen zvarrë nga policia? Çfarë kanë për të thënë këta palo ambasadorë për qytetarin që policia e dhunoi, i theu këmbën dhe e tërhoqi zvarrë?
Të mos harrojmë çështjen McGonigal, një skandal korrupsioni që përfshiu një ish-zyrtar të lartë amerikan dhe marrëdhëniet e tij me Shqipërinë.Përse këta përfaqësues ndërkombëtarë nuk kërkojnë përgjegjësi për dhunën policore? Përse reagojnë kundër qytetarëve që protestojnë, por nuk dënojnë me të njëjtën forcë policinë që i dhunon?
Korrupsioni ndërkombëtar nuk mund të mbulohet me deklarata diplomatike. Çdo marrëdhënie korruptive, pagesë apo favor që ndikon në qëndrimet e ambasadorëve duhet të zbulohet dhe të ndëshkohet.
Asnjë ambasador nuk qëndron mbi ligjin dhe asnjë interes politik apo financiar nuk mund të justifikojë dhunën ndaj popullit shqiptar. Heshtja përballë kësaj dhune është e papranueshme.
Burimi/Facebook


Leave a Reply