
Aktori i njohur nga Kosova, Çun Lajçi, ka reaguar me tone jashtëzakonisht të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, pas protestave dhe përplasjeve të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën.
Përmes një letre të gjatë të publikuar në rrjetet sociale më 16 tetor, Lajçi i kërkon Ramës të largohet nga pushteti, duke e akuzuar për gjendjen në të cilën, sipas tij, ndodhet Shqipëria.
“Ti që tallësh me popullin! Ndëgjoje nxanësin, studentin, nanën që pret t’i kthehet i biri i papërgjakun! Zbrit nga kali e kthehu andej nga ke ardhë, se boll e shite atdheun!”, shkruan aktori.
Lajçi shpreh shqetësimin për të rinjtë që po përballen me policinë, duke kujtuar veçanërisht historinë e një studenteje që, pavarësisht se prindërit i ka në emigracion, dëshiron ta ndërtojë të ardhmen në Shqipëri.
“Pse pret, e çka pret, kur e sheh qytetin në flakë? Kur e sheh ardhmëninë e atdheut tue ta thirrë emnin për dorëzim, të mbytun prej gazit lotsjellës?”, pyet ai.
Aktori përdor gjithashtu krahasime historike dhe akuza të rënda politike ndaj Ramës, duke pretenduar se interesat e pushtetit janë vendosur mbi ato të qytetarëve.
“Mos e djeg Tiranën, se s’je Neroni! As fëmijët tanë s’janë piromanë”, thekson Lajçi.
Në përfundim, ai e mbyll reagimin me një tjetër mesazh të fortë kundër kryeministrit:
“Kryeministër i rrugëve të shkatërrueme e i koshave të djegun ke me mbetë, por kurrë Kryeministër i atdheut të shqipeve!”
Burimi/Facebook/Vatani News


Leave a Reply