Si sot 83 vjet më parë është mbledhur komiteti krahinor i jugut, zgjodhi përfaqesuesit e saj dhe miratoi kryetar Mid’hat Frashërin me të drejta të barabarta të dy komiteteve krahinore për Shqipërin.
Një dokument arkivor shumë domethënës,
ku përcakton se Md’hat Frashëri, zgjidhet kryetar me të drejta të barabarta dhe të plota për të dy komitetet, komitetin e veriut dhe komitetin e jugut. Kjo tregon ecurin drejtë kongresit të parë, ku Mid’hat Frashëri zgjidhet kryetar i parë i partisë Ballit Kombëtar, Berat, 31 dhjetor – 3 janar 1944.
Shqipnija e Shqiptarëvet
Vdekja e Tradhetarëve!
Vendim
Sot, më datën 18- 10- 1943, ditë e hënë
në mbledhjen që u zealizua në Berat prej të nënëshkruarvet Z. Ali Këlcyra Delegat i
komitetit Qëndror, Z. Koço Muka, delegat
i komitetit të Gjirokastrës, Z.Faslli Frashëri,
Etehem Haxhiademi, Abas Ermenji, të
zgjedhur si delegat fuqiplotë për komitetin Qëndror të jugut nga përfaqesuesit e fuqive revolucionare Balliste, të prefektuarave
Korçë, Elbasan dhe Berat vendos sa vijon:
A.
Që në mbledhjen e Kapinovës vendosi për të pesë prefekturat jugore të zgjidhin nga një delegat për komitetin Qëndror jugor, sot u pranua prej të nënëshkruarvet që antarët e naltpërmëndur do të kenë ipso fakto antarë të rinj të komitetit Qëndror të Përgjthëshëm.
B.
Siç është vendosur në Lurë prej komitetit Qëndror ende të pa namun ashtu dhe nga mbledhja e Kapinovës, antarët e Komitetit Qëndror të përgjithshëm të Ballit Kombëtar
të rinj dhe të vjetër ndahen në dy pjesë për nevoja të ndarjes. Një pjesë me qëndër në veri dhe një pjesë me qëndër në jugë.
C.
U pranua që këta antarë qysh sot do të kenë të drejtë të marrin pjesë dhe në komitetin e veriut po të ndodhen atje ashtu dhe cdo antar i komitetit të veriut do të ketë të drejtë të mari pjesë në atë të jugut me të drejtë të njëjtë.
D.
Të dy pjesat e komitetit të përbashkët formojnë gjersa të lejojnë rrethanat të bashkohen dy qëndra të veçanta me emrin komiteti i veriut dhe komiteti i jugut dhe me të drejta të barabarta.
E.
Kryetar i përbashkët i të dy qëndrave është Z. Mid’hat Frashëri, i cili kryeson mbledhjen e përbashkët dhe njërën në dy komitetet
kudo që të sjellë rasti të ndodhet.
F.
Antarët e zgjedhun në Kapinove janë:
Faslli Frashëri për Korçën,
Ethem Haxhiademi për Elbasanin,
Abas Ermenjit për Beratin.
Z. Koco Muka për Gjirokastrën.
Z. Skender Muço i cili u zgjodh në Mukaj
nga përfaqësija e Vlorës dhe u aprovua
nga komiteti Qëndror atherë i pandamun.
Nënshkruesit
D.V.
Faslli Frashëri
Ali Këlcyra
Hatem Haxhiademi
Koço Muka
Abas Ermenji.
Burimi/Facebook


Leave a Reply