Shrkuan Branko:
“Vërtet, qenka e vështirë të jesh shqiptar ortodoks në R. Maqedonisë”, thotë Branko Manojlovski. Mediat maqedonase heshtën për “aventurën” që ai përjetoi në moshën 70-vjeçare. Madje, heshtën edhe kur policia helene në kufirin e Gjevgjelisë e arrestoi, duke e akuzuar se po përhapte propagandë “armiqësore” kundër Greqisë. Sipas tyre, propagandë “armiqësore” ishin lutjet e tij për mirëkuptim dhe bashkëjetesë në barazi midis shqiptarëve myslimanë dhe ortodoksë, si dhe për marrëdhënie të mira mes popujve shqiptar dhe maqedonas në RM.
Branko tregon se pas vitit 1913, pas përfundimit të pushtimit serb, filloi presioni për asimilimin e shqiptarëve ortodoks në Rekën e Gostivarit dhe zonat juglindore të Maqedonisë. Ai kujton se familjes së tij iu imponua mbiemri “Tanasheviq”, ndërsa familjes së katër vëllezërve të Josif Bagerit iu imponua “Jovanoviq”.
Sipas tij, shumë shqiptarë ortodoks, përfshirë personalitete të njohura në fushat e politikës, letërsisë dhe artit, nuk e deklarojnë publikisht origjinën e tyre shqiptare dhe identifikohen si maqedonas. Ai përmend ish-kryetarin e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, Mateja Matevski, si një shembull të kësaj heshtjeje.
Historianët dhe gjeografët shqiptarë ende nuk e kanë studiuar detajisht shpërndarjen dhe origjinën e shqiptarëve ortodoks. Migrimet, rënia e martesave brenda komunitetit dhe presionet e regjimeve kanë bërë që shumë familje të humbasin identitetin e tyre dhe të asimilohen.
Një figurë e njohur historike është Josif Bageri, nga Nistrova e Rekës, një patriot dhe intelektual i periudhës së Rilindjes Kombëtare. Së shpejti, busti i tij pritet të ngrihet në qendër të Shkupit, duke kujtuar kontributin e tij në historinë shqiptare
Burimi/Facebook


Leave a Reply