Në Shën Mitër, në mes të sheshit
marr një këngë të bukurën fjalë,
jam në sofrën e arbëreshit,
pesëqind vjet na vlojnë në ballë!
Ligjëron ai, përhimnon
bukurimat e Moresë,
arbërisht kaltëron,
gjallon malit plot me besë.
Me një zë të bukur ngjitet,
me një fjalë të ëmbël zbret,
i shkrin shekujt i mat vitet,
shpalos vëllamërinë e vetë!
Si qiri i bukur dheu,
që ndez lotët shekujve të mortit,
gjak fisnikësh Skënderbeu –
vëllai arbëresh – Qiriri i Motit!
Këngëpoetët zgjojnë katundet,
gdhendin vjersha nëpër mur,
historia vjen e shkundet,
mall…, që nuk çmallet kurrë!
ISh
Burimi/Facebook


Leave a Reply