Poemë
Nga, Janko LL Pali “Mesues i Merituar”
MËMA…!
….
Bash në këtë kohë dhe gjat ketij viti
Diçka po më ngjau që më pikelliti !
Ne muajin gusht te vitit sivjetëm
Me ndodhi nje ngjarje plot bezdi dhe helm !
Ndodhesh Vuno si mesues vere…
Se siç e kam thenur, thom dhe kesaj here !
Pushim s’me është dhenë që të kem sivjet
Para sysh e mora po thuaj që shpejt.
Që kur Selenicë mbarova ne shkollë
Dhe urgjent më thiren te gjendesha ne Vlore !
Të me porosisnin verën të punoja
Dhe pushim beharin në Vuno të shkoja !
Ashtu qe e thënur të mos kem pushim
Po të jem i gatshem për ç’do far’ sherbim !
Në Korik fillova deri më 2 Gushti
Vapa djeg si flaka që po del nga prushi !
Atë ditë një djalë pati një kusur
Djelli e goditi dhe fort u semur !
Mjeku qe thëritur që ta vizitojë
Djalin e sëmure edhe ta sherojë
Ajo qe dhe shkaku qe mjeku këshilloi
Mbylljen edhe shkollës vetë lajmeroi !
Seksionin’ e rrethit dhe raport lëshoi
Për ç’ka par’ketu për ç’konstatoi !
Vapa atë vit tepër ngulmoi
Edhe njerezia per së teper voi
Kështu shkolla mbyllet, dhe une shkoj në fshat !
Që të rri ca ditë të ndjehem rehat
Shkoj t’ Enjten mbrema, më 2 Gusht qe data
Te marten me 7 seç mu sëmur plaka
M’u sëmur nëna, nën’ e mjera ime
Që me pati rritur, si pjellë jetime !
Që më pat zmadhuar…plot me ngashërime.
Pse që shumë i vogël pata mbet’ jetim
Kisha mbetë jetim , pa njeri veç nënës
Që me kish të vetëm, siç mbeta pas gjemës.
Që e kish gjetur në Anadoll ku qe
Kur burrin edhe djalin çift i vu në dhe
Çift të dy i vuri larg në vënd të huaj
Unë isha vetëm dy vjeç pa pak muaj
Më mori e ngrata e këtu më pruri
Atë fjal’ te fundit i pat lënë burri
Kur e la te vetem ne mes të Turqisë
Me nje foshnjë qe mbahej në anë të pëqisë*. (prëhër)
Më rriti e mjera sa mundi me mirë
Vesh’ e mbath sa mundej i’ ngren’ e pirë
Në shkollë më çonte isha një sfulqi* (grusht, i imet)
Dhe më bente e mjera, ç’mundte ledheti !
Më kujdesej shume shkollen ta mbaroj
Kurdo plotësojti çdo timen nevoj’
Ç’ma kishte kujdesjen nen’ e mjera ime
Nëna im’ e dashur, nëna ime trime.
Ç’ti përmënd mundimet që pat bërë për birin
Se gjithmonë nënat atje kanë fiqirin !
Atje kanë fiqirin atje kanë mendjen
Për pjellat e tyre vuajtën sa shëmben !
Më përmendet ngulmi që pati për shkollë
Edhe s’më lejonte të largohem sojë
Po më detyronte shkollën ta ndjek
Mendjen, thosh; në libra kurrë mos ta heq !
Kujtohem do here mësimit mungoja
Ca nga shoqeria…ca nga vetë s’doja
Po e mjera mëmë atë kur mësonte !
Shumë inatosej edhe më qortonte…!
Shumë më qortonte me linte pa darkë
Dhe të mos e bëja përsëri dhe prapë
Rrinte dhe për vetë ato net pa ngrënë
Se s’ja thoshte zëmra, mjerës sime mëmë.
Ajo të drekonte dhe biri pa darkë
Po…dhe sikur ta bëntë do ta kishte hakë
Se ajo e lodhur vin nga puna natën
Ish mëkat të rrinte pa ngrene kafshatën !
.
PO…s’i shkonte poshtë me djalë të uritur
Vuante edhe vetë se isha i mitur
Shkoja ato mbrëma pa ngenë e pa pirë
Po në shkollë nesër ,shkoja që pa gdhirë !
Shkoja që pa gdhirë shkoja pa përtuar
Ç’mësim që më jepte nëna ime e çquar
Kështu dhe vazhdova mbarova të shtatin
Klasi im i fundit që bëra me fshatin.
E mbaj mënd ahere librat ishin sjellë
Për klasin e shtatë me të madhe vlerë.
Qenë grosh të kohës tete e gjashtëdhjetë
Ku i kishim neve ata për t’i gjetë ?
S’kisha ku t’i gjëja, qenë shumë për mua
Kush do të m’i jepte ? qoftë borxh a hua ?
Dhe më mbetën librat shumë dite pa marë
Shkolla na ish çelur unë vija zvarrë !
Po mëma me librat don të më pajisë
Edhe shkon ergate…misër të skalisë.
E punon me shatë, dita pesë grosh
Shumë herë e shkreta…qantë kur më thosh.
Qante kur rrefente sa kish heqë brenga
Plot i qiti halle këjo jetë ..frenga
Me ato të hoola librat i pagova
Dhe në fund të vjetit shkollën e mbarova !
Që ahere jeta më bëri të lashtë
Ishte dymedhjeta…sot dyzete gjashtë
Mëma ime e dashur, mëma e shumë vuar
Ikja jote shumë më ka pikëlluar.
Nëna ime e mjera ç’të kujtoj me mall
Vall’të çmova mirë, sa të pata gjall ?
Vallë t’u shpërblyen ç’hoqe ti për mua ?
Gjithë ç’pate vuajtur dhe ankthet e tua ?
Mu sëmur pra nëna një të martë Gushti.
Dhe dy javë e ngrata në shtrat nuk i mbushi
Qe sëmurë rrënde s’qe një fare gjë
Për deri sa s’mundi që të ngrihej më !
Mbeti e sëmurë katër a pesë dit
Ishin thyer gjunjet, i ishin prer’ fuqit’
Na u duk e vogël e s’menduam dëme
Po jet’ e njeriut… është kaqë e rrëme.
Është kaqë e rremë edhe të mashtron
Se kur duket lehtë aqë na rëndon !
E Hëna që erdhi, shkova ne Himarë
E pyeta mjekun ç’ilaçe ti marr ?
M’ep doktori barëra e kthehem në fshat
E shkreta pyeti, pse u ktheva prap…
I thom: mora leje vetëm dy dit
Që të bej dhe Pashkën ,me ju ne shtepit !
U kenaq e mjera shpirti drit’ i pastë
Kishte qënë e fortë, dhe e vjetër ashtë* (kockë)
Po çdo ditë ikte …dhe bëhej më keq…
Kishte rëne rendë…s’ishte më për jet’ !
Përpiqem, sëmundjen sa më ta luftoj
Thom hala ta mba, thom që ta shpetoj
Të Martën u shtrua, të Hënën Himarë
Ilaçe të ndryshme nga doktori marr !
Dukej se sëmundjes ishte prerë fora
Që kur nga eqimi barërat i mora
Dita dit’ ilaçet ja jap me kujdes
Dhe e mbaja veten çdo ditë me shpres’.
Barërat i pinte, po s’hante asgjë
Mbaruan ilaçet…po shërim s’ju bë
Sa vinte më poshtë dita ditës shëmbej
PO, aspak nga vdekja syri nuk i trëmbej !
Pashkët të Mërkurë, gjelin pata therë
Për pak leng e mjera donte që t’i shpjerë
Më kish kerkuar pak mëlçi të pjekur
E poqa ! ja dhashë ! po, se pati prekur.
Që ashtu një endjeje krejtas parodike
Sa më vjen, o mëmë, sa më vjen që ike !!!
Sa më vjen o mëmë, që s’je më me ne
Ç’më duket e errët …jotia qoshe !
Vij tani i lodhur, kur vij në shtëpi
Po askush s’kujdeset…s’më pyet si ti !
Të më thote siç thoshje…m’u lodhe o djalë
Ku ka më të ëmbël…se të nënës fjalë ?
Ku ka nga të prindit dashje më të madhe
OH…ç’më dhëmb, o nënë,për ty kësaj rradhe !
…Kujtoj se të flisja diku me inat
E shoh që kam bërë, të keqë mëkat !
Një të madh mëkat, kam pasurë bërë
Që e ndjeva fort…kur të pashë ndërë* (shtrirë)
Kur të pashë ndërë në varosh të zi
Për tij fort i pikur do jem gjithinjë .
Se më pate rritur me pahir mezi
Grua e ve ishe, pa plang me tepri
Sa do doja nenë, të më ktheheshe prapë…
Se do bëja çmos, për të të kënaqë.
Dhe sikur një fjalë…në të pata thënë
Jam fort i penduar do më falç, o nënë !
Do më falç, të lutem ta kërkoj si bir
Që të pati dashur me mend e fiqir !
Fort të kam dhëmshuar dhe malli me mori
Ja ! u mbush një muaj që të priti vorri.
Që të priti balta atje tek fëmija
Atje është Labua…atje është bija !
Atje pranë tija dergjen që të dy
Iknë një pas tjetrit sikur me mëri
Brenda një muaji…po na gjeti gjëmë
U helmuam teper, ti më shumë o mëmë.
Tani që dhe tinë …vajte atje pranë
Meri në pëqi, Labon edhe Landnë !
Përqafomi…rruajmi se të vegjel janë…
Tij tani të tyre meme- plakë, kanë.
Vallë janë rritur ? vallë do të shohin ?
Folu ! folu m’ emër, se në zë të njohin…
Shtrëngoje me shpirt Labon për mua
Sa për të më dhëmbi…po munde ja thua.
Atje i ke pranë, që të dy për bri
Vetëm të dergjen dhe s’kanë njeri !
Kush t’i përkeledhe, kush t’i ledhatojë
A një fjalë të’ëmbel kush t’u thotë me gojë !
Me botë rrethuar, të dy çilimi
As i mer moj mëmë, merri që të dy
Jollandën e vogël, mbaje fort në gji
Mos e lësho dore, mbeshtille në pëqi.!
Vate kohë, të mjerët, vetëm nder të huaj
Të lutem o mëmëz, m’i ruaj, m’i ruaj.
…Më ike moj mëmë , më ike s’të kam më
Edhe sikur malet, një nga një të vë !
Sikur çdo që bëfsha, një jetim kam mbetë
Dhe s’ më kthehesh prapë të me vish në jetë
Ësht’ashtu përhera këjo bot e rrëme
Kur i kemi, s’çmohen njerëz a takëme !
Po shumë kerkohen kur nga dora shkasin
Prapë si ti kishin, të gjithë therasin !
Dhe unë keshtu kur të kisha
Diku dhe të grindesha…diku dhe të flisja.
Me ndje të lutem, o mëmë, më fal
Se kam bërë’ nergut* të të shtoja zeval ! (qellimisht)
Se kam bërë nergut që të të bezdis…
Të të helmoj ditët dhe të të mërzis !
JO ! Një mijë herë !,po…koha ka qënë
Ajo që në botë marri na ka dhënë !
Ajo dhe nevrikun, botës po ja shtoi…
Ajo me vrer zëmrat gjthëve na bloi !
Ajo më pat dhëne dhe mua të meta
Ndoshta bash kam rarë…po më mbyti jeta !
Jeta im’ e hidhur qysh kur ka filluar
Mua edhe tija fort na pat dhunar !
Kishe pasë të tuat helme gjithe jetën
Më në fund dhe timet erdhën dhe të gjetën !
S’qenë mjaft se ç’kishe në xhan hidherime
I shtove edhe më, me fëmitë t’ime !
Pa edhe unë pikur jetën e kam shkruar
Se dita e mirë ç’faqet në t’aguar !
Që n’ agim pra ç’faqet në do jetë e mirë
Në do jetë e këndëshme a në do jetë zgjyrë !
M’është çfaqur shpejt qysh në mituri…
Që jetim kam mbetur larg në shtegëti !
Më pat’ ikur baba q’ish hala i ri
Unë akoma s’kish mbushë vjeç dy !
Më parë me pat’ humbë një vëlla i madh
Ish më thoshte mëma, langua…sorkadh !
Ky u iku prindëve vjeç katërmbëdhjetë
I grisi i theri…prinderit e shkretë !
Të dy mbetën n’Anadoll të largë
Në një fshat të Izmirit, në Çobani Shah !
Ku e pati sjellur nënën im atë
E ku leva unë më Qershorin shtatë.
Viti që kur leva nendedhjetë e tetë
Kur më vdiq vëllai, isha muajsh dhjetë !
Mbi një vit pas djalit iku dhe im atë
Mbeti mëmë e gjorë, si me duar thatë !
JO ! me duar thatë, se më kish në gji
Hala fort i mitur, hala çilimi !
Pas asaj gjëma që të dy na gjet…
S’kishim më ku rrinim aty në kurbet !
Ikëm Anadollit, dy që kishim mbet’
Isha kater muaj, përmbi të dy vjet !
Ndonse horizonte pashë dhe të tjerë
Ndoshta më të mirë nga ky disa herë !
…Që tokën e gjyshërve për së pari shkela
Dhe që tërë jetën, besnik po i ngela.
JO ! nga gjithë vendet, Atdheun pëlqeva
Dhe askurrë krahët, Atdheut s’i ktheva !
Vazhdon…..
( Kopjuar pa as me te voglin ndryshim nga une i biri Petraq J. Pali, marë nga fletorja 27 faqe 14/19. )
(Kjo poezi daton vitin 1946 shtator nje muaj mbas vdekjes se nenes, së tij , MARGARITA PALI –DEDE- Autoresia ruhet, dhe burimi nga u muar)
-shenimet ne kllapa jane te miat PJP , Mars03USA-
Burimi/Facebook/Petraq Pali


Leave a Reply