E martë, 27 tetor 2026 Ora 17:00
-TEMA: Rinia, studentët dhe punësimi – çfarë mundësish ofron shteti për të rinjtë?
Si po zbatohet Plani Operativ për Punësim 2026 dhe sa të rinj kanë arritur të gjejnë punë përmes masave shtetërore? A po japin rezultat programet e praktikës profesionale, subvencionet për punësim dhe mbështetja për vetëpunësim?
Në emision do të diskutojmë për mundësitë konkrete që kanë të rinjtë dhe studentët për t’u përfshirë në tregun e punës, për mbështetjen financiare për punëdhënësit, si dhe për masat e reja të paralajmëruara për nxitjen e punësimit.
-Sa efektive janë masat aktuale? Cilat mundësi janë ende të hapura për aplikim? Dhe a mund të plotësohen nevojat e tregut të punës pa u mbështetur gjithnjë e më shumë te punëtorët e huaj?
Për këto dhe çështje të tjera do të flasim me mysafirin tonë, Çlirim Rexhepi , nga Kabineti i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.
Mos e humbisni emisionin EKONOMIA, neser e martë në orën 17:00, në Radio Shkupi .
Radio Shkupi – tema që prekin ekonominë dhe të ardhmen tuaj.
https://play.mrt.com.mk/live/radio3


Burimi/Facebook


Leave a Reply