ELLAS, nje restorant grek apo dhe ”shqiptar”
Ne qender te kryeqytetit danez Kopenhagen ne rrugen Fiolstræde 21, ndodhet restoranti grek “Det græske spisehus ELLAS”, www.ellas.dk , ne te cilin serviret ushqim tradicional grek, i cili eshte mjaft i perafert me gatimin shqiptar apo ballkanas. Pronari i lokalit Kristo eshte danez pasi ka lindur ne Danimarke por dhe grek, pasi prinderit e tij jane grek te ardhur ne Danimarke . Kriston e gjen gjithmone te qeshur dhe shume xhentil jo vetem me klientet e shumte, por dhe mjaft mikprites dhe dashamires me shqiptaret. Ne restorant do te takoje Dashin, guzhinierin i cili kishte vite qe punonte aty, por dhe Mondin dhe Marinin. Gjithashtu Tanin qe punonte aty si kamarier. Delegacionet shqiptare qe do te vizitojne Danimarken, si dhe te afermit e shqiptareve qe vijne per vizite ketu per te pare femijet dhe familjaret e tyre, do te kene nje drek apo darke ne restorantin grek Ellas. Ne Danimarke greket jane miqesor me shqiptaret, kjo dhe nga fakti qe shqiptaret te cilet kane punuar dhe jetuar ne greqi flasin greqisht ndonjehere me mire se vete greket e lindur ketu, por dhe ata qe kane vite ketu. Kristua njeh pothuajse te gjithe shqiptaret qe kane punuar ne greqi, pasi ne restorantin e tij do te kesh prezent gjithmone shqiptare. Kenget greke qe Kristua mban ne lokal njihen dhe kendohen nga te gjithe shqiptaret qe shkojne aty.
Kristua dhe Fotbolli
Kristua sponsorizon dhe nje ekpi futbolli ku luajne greket qe jane me banim ketu. Kampionatet e futbollit jane shume popullor ne kete vend skandinav dhe minoritet kane mundesi te perfaqesohen .Kristua vite me pare ka ”blere” dhe nje shqiptar por kete perkohesisht. Jani shqiptari aq i talentuar shqiptar sapo kishte ardhur ne Danimarke. Por qe prej krijimit te Alba-Dansk Jani eshte kapiteni i ekipit te Alba-Dansk, ekip i cili zuri vendin e katert ne kupen e botes te zhvilluar me 2012 ne Kopenhagen ne aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Kopenhagenit “Smage Verden”. Eshte duke u pregatitur ndeshja e radhes, e cila padyshim do te kete interesimin e pothuajse te gjithe shqiptareve futbolldashes ne Danimarke, midis ekipit grek te Kristos dhe ekipit te Alba-Dansk.Besojme se rezultati do te jete i njejte me rezultatin qe pati ndeshja Shqiperi-Greqi me 2005.
Vend takim Greko-Shqiptar Ellasi nga Norreporti eshte veten dy minuta. Ellasi eshte nje vend takim miqesor midis shqiptareve dhe grekeve .Emigracioni nga Greqia vite e vite me pare dhe pas vitit 1991 nga Shqiperia, ka bere qe ne kete vend skandinav te ekzistoje miqesia midis ketyre dy kombesive, larg nga problemet qe fatkeqesisht prodhon politika konfliktuale ballkanase. Ketu shqiptaret dhe greket i bashkon Ellas por padyshim zemergjeresia e Kristos.Por ketu shkon dhe barsoleta per ballkanasit, qe kur jetojne ne nje fshat nuk e duan njeri-tjetrin, por kur largohen prej tij behen si vellezer. Kjo i shkon per shtat dhe miqesise qe egziston ketu mes shqitareve dhe grekerve.
Kristua biznesmen
Biznesi i gastronomise nuk eshte i vetmi biznes qe Kristua ka. Investimet e bera ne turizen ne vendlindje, kane bere qe shume danez te kalojne pushimet ne resorset e ndertuara nga Kristua. Nje biznesmen i suksesshen ketu ne Danimarke dhe ne Greqi, pse jo dhe neser ne Shqiperi, pasi Kristua ka shume miq dhe shoke te mire shqiptar. Ai gjithmone i ka ndihmuar por dhe ata e kane ndihmuar dhe respektuar. Te ardhur nga e gjithe Shqiperia i japin nje mundesi me shume njohje Kristos, per t´u bere pjese ne nje vend te balkanit ku zhvillimi eshte me i shpejt se sa mendohet dhe kur ritmet e vendit nga ka orgjine Kristo jane te ulta.
Bashkepunimi dhe mirekuptimi ballkanik
Historia e Europes ku Ballkani ben pjese, ka qene e veshtire dhe konflikti dhe lufta kane qene te vazhdueshme. Sot te jetosh ne Malmø dhe te punosh ne Kopenhagen dhe anasjelltas eshte e lehte. Europa sot fale teknologjise eshte bere dhe po behet gjithmone e me e vogel. Dhe bota po peson te njejtin fat. Bashkpunimi skandinav eshte i mbrekullueshen, pse jo dhe bashkepunimi ballkanik. Ketu shqiptaret dhe greket jane miq, ku dallimet mes maqedonasve dhe shqiptareve pothuajse nuk ekzistojne, kur miqesia serbe dhe shqiptare nuk shenon asnje problem. Te rriturit dhe te jetuarit ne kete vend skandinav sic duket heq si me” magji” problemet qe ekzistojne ne Ballkan. Le te jete ky fillimi i nje nisme te mire te bashkepunimit Ballkanik, bashkepunim i cili ekziston realisht mes ballkanasve qe jetojne dhe punojne ne Skandinavi.
Por pa harruar ndeshjen e futbollit midis Alba-Dansk me kapiten Janin dhe ekipit grek me president mikun tone Kristo. Nje ndeshje ku fitorja do te jete padyshim e me te mirit dhe me te miret jemi ne, qe aktualisht jemi ne vendin e katert ne Kupen e Botes.
Ky eshte fillimi i nje rubrike te re te Alba-Dansk, ku miqte tane do te jene te intervistuar, ku do te shkruajme per ta dhe do t´i ftojme ne aktivitet e shumta qe zhvillon Alba-Dansk, ne aktivitete ku do te jene se bashku nga gjithe ballkani, ballkanas qe punojne dhe jetojne ketu ne Danimarke.
Sektori i shtypit
Alba-Dansk

![14GrandeTrio[1]](http://albadansk.dk/wp-content/uploads/2013/04/14GrandeTrio1-150x150.jpg)

Leave a Reply