…Ndaluam ne Permet. Para se te vinim, reljevet madheshtore perballe te linin te shastisur! Gjelberim i harlisur. Dhe teksa ngisja makinen rruges se ngushte Leskovik- Permet, ia behu syve te mi Naim Frasheri dhe vargjet e tij krenare: O malet e Shqiperise, dhe ju o lisat e gjate, çuka, kodra, brinja gerxhe…
Ajme…
Qytet shlodhes Permeti. Per here te pare kam shkuar aty me nje grup teatri te gjimnazit “Hasan Tahsini” Sarande diku nga viti 1967, pastaj me nje tjeter shfaqje teatri dhe keshtu me radhe… Qysh atehere ai sheshi i madh me hotelin e njohur me linte shijen e hapesires dhe nje zgjidhjeje te bukur urbane. Dikur te Shtepia e Kultures se rrethit kishte plot amatore te artit, sidomos te muzikes. E kush s’e njihte grupin e sazeve te Laver Bariut! Sot, ah sot, xhamarite e katit te pare jane mbuluar me ca siperfaqe derrase a plastike, ku spikat nje kryq i madh. Godina e dikurshme e artit luan sot rolin e nje kishe te sajuar. Nje paradoks alla shqiptar. Ende shteti nuk e ka zgjidhur siç duhet problemin e kishes. Dikur kisha ishte pikerisht aty ku eshte ngrehina e braktisur e Shtepise se Kultures: ne zemer te qytetit. Permeti eshte nje qytet me shumice te krishtere, por nje kishe nuk e ka. Perkundrazi, ka nje xhami. Eshte ngritur bash ne rreze te shkembit te madh shenjues te qytetit. Duket si nje SFIDE. E dini pse?
Ja… po tregoj me poshte rrefenjen e ketij shkembi dhe te vete qytetit te Permetit. Ti mund te hipesh aty permes nje shkalle guresh te sajuar. Ne maje valevitet nje flamur. Pamje e bukur. Permetin e ke ne pellembe te dores. Dikur aty mbi ate shkemb ende pergjaket nje histori tragjike, ende degjohet psheretima e nje vajze qe u hodh me gjithe femijen nga maja e tij. Ende qarja e asaj foshnje te trembur fshihet pas zhurmes qe rrjedha e Vjoses jep…
Thuhet se Permeti e mori emrin nga prijesi i atij vendi, themeluesi i qytetit, PREMTI. Aty siper mbi ate masiv shkembor ishte nje kala. Legjenda e Premtit është një nga tregimet më mbreselenese te nje krenarie dhe sakrifikimi te pashembullt.
Si kryezot i krahinës, ai kishte ndërtuar një kala mbi Gurin e Qytetit. Gojedhana apo historia, pleksur me njera-tjetren ne memorien e qytetit, nis diku në fundin e shekullit XIV, kur perçja osmane dhe gjithe shallvaret e otomaneve po shkelnin me shpate e kokeprerje viset e Jugut te Shqiperise, sigurisht para Skenderbeut. Premti, i rrethuar ne ate kala guri, per te mos rene ne duar te turqve si prijës që ishte, sakrifikoi jetën e vet. Rrembeu me vete dhe vajzën, Aleksandren, tok me femijen qe kishte ne gji, dhe te tre u hodhen nga shkëmbi për të mos rënë në duart e turqve…
Aty poshte shkembit nga ishte hedhur bija e Premtit me gjithe foshnjen qe turqet mos ta preknin me dore e ta merrnin robinje neper shkretetirat e tyre, ti mund te dallosh, o vizitor, një gur qe te ngjan si nje djep a si nje dore. Duan te thone se bash aty u perplas djepi dhe foshnja e Aleksandres, vajzes se Premtit!
S’di pse kam qejf ta besoj kete legjende! Sidomos sot, kur shoh e degjoj shume gjakshprishur me çallma hoxhallaresh dhe mjekra salatistesh, qe enderrojne nje “perandori osmane te dyte”, qe mohojne qenesine tone si arber-shqiptare, qe perdhosin identitetin tone, gjer dhe Gjergj Kastriotin, zulmen dhe therorine e tij, dhe bash mu ne sheshin e madh te Tiranes mblidhen si per te thene: “Zot ketu jemi ne!” Dhe ndonese eshte ngritur nga daje Erdogani nje goxha xhami, me e madhja ne Ballkan, faljen nuk duan ta bejne aty ku vete Zoti i fton, por bash ne Sheshin SKENDERBEJ. Pelqejne karshillekun. Dhe keta pushtetare maskarenj, bashkiake apo te qeverise, per ca vota te qelbura, ua bejne me sy hoxhallareve: “Ej, ejani, faluni ketu, edhe pse ne e quajme SHESH PUBLIK PER GJITHE QYTETARET, eshte krejt i JUAJI! Skendrebeu ka punen e vet, ju keni punen tuaj…”
Ata shpifin se islami erdhi me paqe, peshqeshe dhe konvertime te gjithedeshirueshme. Asesi jo! Kolonet e perandorise osmane po, ata erdhen dhe gjaku i tyre gjeti nje te çare dhe sot po ulerin gjithandej me letyren islame duke shtuar radhet e grave shqiptare me ato shamite e tyre qe ua mbulojne fytyrat e bukura e te pafajshme, floket, hiret femerore, me fustanet qe fshijne rruget, lere burkat, ferexhete, nje shpifesire qe motivohet me gjoja “pastertine” dhe “nderin” e femres shqiptare. Kete vere pash mu ne plazhin e Sarandes dy gra te reja qe futeshin ne det dhe notonin me gjithe keto shami e fustane. Tmerr!…
Eh, ore Premt! Ç’me zgjove fantazine, perjetimet dhe ma bere legjenden tende pjese te realitetit te sotem. Dhe nganjehere me duket sikur repartet e asaj ushtrie te ububushme ende duan te pushtojne, jo thjesht brigjet dhe qytetet tona, por edhe shpirtin tone duke dashur te na hedhin siper ate perçen e tyre te zeze, si ne tregimin e famshem te Kadarese. Keta gjakshprishur me rrenjet e fshehura osmane, edhe shpirtbukuren Nene Tereza e kane ndotur me jarget e tyre…
Eh, more Premt Permeti, ti je i shenjte, je Premti, dhe Permeti yt shpirtin tend te tretur ne legjende kurre nuk e harron, e mban ngrohte si nje talisman te vetjakesise se tij.
Une e di se pertej legjendes qe nje popull e krijon ne rrethana mbijetese dhe veteflijimi, nga pikëpamja historike-gjuhësore, prejardhja e emrit tend, Përmet i paqme dhe i bukur, eshte pertej shekullit XIV te gojëdhënës. Ndofta siç ka propozuar shkenca e onomastikes, emri yt shenjohet dhe rrjedh nga emërtimet e lashta: Parauej dhe Meropi. Ose emrat Priemedi, Premeti. Mbase dhe nga nje shprehje dialektore “përm-eti”, pra shuarja e etjes, për shkak të ujërave te Vjoses qe gurgullojne asaj ane dhe lepihen si nje vajtim rreze atij shkembi. E ku ta dish!? Veç, ama, te bujtesh te ty, eshte nje prehje, nje bukuri, besome!




Burimi/Facebook


Leave a Reply