Në cilën Akademi serioze aktiviteti paraqitet kryesisht me fotografi, tituj dhe njoftime, ndërsa publikut i mungon pikërisht përmbajtja e Mendimit që është prodhuar?
Një Akademi ekziston për të dëshmuar se një konferencë u zhvillua, apo për të treguar çfarë pyetjesh shtroi, çfarë idesh prodhoi dhe çfarë horizontesh hapi?
A duhet fotografia të zërë vendin e përmbajtjes, njoftimi vendin e Mendimit dhe aktiviteti vendin e Idesë që duhej të lindte prej tij?
Pyetja qëndron në themelet e mendimit perëndimor prej rreth 2500 vjetësh. Ndërsa mendimi akademik shqiptar vazhdon të mbetet i ngulur te dokumenti, arkivi, kronika dhe fakti. Të gjitha janë të domosdoshme. Por janë themeli, jo tavani i dijes.
Tragjedia fillon kur themeli bëhet përjetësisht tavan. Sepse atëherë pyetja nuk është më vetëm çfarë dije prodhon Akademia, por çfarë Njeriu mund të formojë një dije që nuk arrin kurrë te kuptimi, Idetë dhe Ndërgjegjja?
Ku janë Idetë? Ku është Pyetja? Ku është Dialogu? Ku është Njeriu?
Në Mijëvjeçarin e Tretë, kjo nuk është më thjesht një mangësi komunikimi.
Është problem i vetë kulturës së Mendimit akademik shqiptar.
Burimi/Facebook


Leave a Reply