Nje manastir ortodoks ku njeriu shkon te shoh, te falet, te pastrohet. Nje pike e lakmuar turistike e vizituar nga qindra turiste, kryesisht maqedonas por dhe te huaj. Nje peng kombetar, i cili rendon jo pak ne shpinen e karrieres ambicioze e deri te pergjakshme te mbretit Zog. Vendi ku buron Drini, qe pershkon gjithe trojet shqiptare: Shqiperi, Kosove, Maqedoni. Nje shembull dhe sy i hapur se si mund te behet turizem…
Disa here kam qene kesaj ane dhe, ndonese nuk jam besimtar, aq me pak nje ritualistik, ketu sepse kam deshire te ndez ca qirinj per shpirtrat e ikur te njerezve te mi, prinderve, vellait, motres dhe te gjakut tim.
E para gje qe me shkon ne mendje: Pse neve ende nuk i shnderrojme vendet tona te bukura ne atraksione turistike KOMPLEKSE, me shume aksesore dhe destinacione? E dyta, kultura e sherbimit (sado qe se fundmi duket se eshte krijuar nje pervoje dhe cilesi tjeter). E treta, gjelberimi. Duhen mbjelle sa me shume peme. Sepse pema pastron ajrin, te ngop me oksigjen. Sepse duhen vite e vite qe te krijohen kurorat e blerta…




Burimi/Facebook


Leave a Reply