Ka ardhur një kohë e ftohtë… një kohë hipokrite! Një kohë kur çdo zemër duket sikur s’ka më ndjenjë njerëzore… Ka ardhur një kohë kur vëllai s’i thotë më “të dua” vëllait, por “më jep”; kur motra nuk përqafon më motrën, por e sheh si rivale që duhet kaluar.Po ha vëllai vëllanë… po e përtyp si të ishte kafshatë e huaj, dhe motra përbalt të vëllanë për një copë dhe… për një pronë që s’e morën me vete as ata që tani i qan qivuri.Nuk është më toka ajo që i mban njerëzit afër, por ajo që i ndan… ajo baçja e vogël në Shqipëri, e 100 metrave, që ka mbjellë më shumë armiqësi sesa domate. Na ka kapur mallkimi i lakmisë. Kemi harruar se dikur vëllai hante bukë thatë, vetëm që t’ia linte copën e mishit vëllait tjetër. Motra qepte çorape për motrën më të vogël. Njerëzia rronte me nder, edhe kur s’kishin bukë, dhe toka ndahej me fjalë, jo me gjyqe.Vëllai që jeton në mes të Londrës, me vila e makina, nuk e lë të qetë vëllanë që ka mbetur në fshat. Sepse nuk e ngop dot as Londra, as New Yorku, kur lakmia i ka verbuar sytë dhe shpirtin.E kush i mësoi kështu? Nga erdhi gjithë kjo etje për më shumë, edhe kur ke gjithçka? Shpesh, fatkeqësisht, prej shtëpisë…
Kur nëna e do më shumë atë që sjell dhurata, dhe babai flet më ëmbël me atë që i jep lekë.
Kur lavdërohet një fëmijë para tjetrit, me fjalët: “Ky është i zoti, ai tjetri s’vlen.”
Aty, pikërisht aty, fillon ndarja.Molla ndahet më parë në fjalë, pastaj në pasuri. Jo moj nënë, nuk ta bëri nusja fëmijën me zemër të fortë, as burri nuk ia ndërron shpirtin vajzës sate.
Ti ia dhe frymën, ti ia ngule fjalët e para në zemër. Dhe nëse sot të flet keq, kujtohu çfarë fole ti dikur për të.Fëmija rritet siç mbillet, dhe kur mbillet me “më the e të thashë”, do korrësh urrejtje.Pastaj pyesim veten:
“Pse nuk kemi më familje të bashkuara?”
“Pse nuk kemi fëmijë të mirë?”
Sepse nuk kemi pasur prindër të drejtë.
Sepse, në vend që të mësonin dashurinë, na mësuan krahasimin.Në vend që të na ndanin dhimbjen mes vëllezërve, ndanë tokën.
Dhe ja ku jemi sot…Në një kohë ku dhimbja nuk na vjen nga të tjerët, por nga tavolina e bukës, ku mungon ajo ngrohtësia dhe dashuria mes familjes, sepse janë ndarë për një copë pronë.
Ka vdekur amaneti i prindit. Nuk ka më “ruajeni njëri-tjetrin”, por “kujdes se mos të lënë pa gjë”.
E toka… toka rri aty, e mbuluar nga ferrat… pse? Sepse nuk punohet e as pastrohet prej inatit të njëri-tjetrit.I ka parë të gjithë të ikin një ditë. I ka pritur të vdekur, me dhe mbi fytyrë, të gjithë ata që u dogjën për një pëllëmbë më shumë.
A nuk është koha të ndalemi?
Të pyesim veten:
A jemi vëllezër, a jemi motra? Apo jemi thjesht trashëgimtarë që luftojmë për pasurinë, duke harruar pasurinë më të madhe që kishim… njëri-tjetrin?Po nuk pate dashuri për gjakun tënd, ç’kërkon nga jeta tjetër, para Zotit? Nuk është koha fajtore.Fytyrat që deri dje thërrisnin “vëlla”, sot thërrasin “gjyqtar!”Dhe prapa atyre buzëqeshjeve false, ka zemra që rrahin vetëm për interes.Ndaj ndaluni o njerëz… ndaluniii…Mos e lini tokën t’ju hajë shpirtin.Nderi nuk blihet, dashuria nuk imitohet, dhe familja nuk rindërtohet, kur ajo thyhet për një copë gur.
JU PËRSHËNDES MIQ !
Burimi/Facebook


Leave a Reply