Miqtë e mi, ka ndërruar jetë në SHBA Ing. Petraq Budo, një intelektual dhe ish kuadër i rëndësishëm i industrisë së naftës. Ruaj për të kujtimet më të paharruara, sepse qysh nga viti 1974, kur të dy ishim udhëheqësit kryesorë të rinisë të rrethit të Fierit dhe në Byronë e Komitetit Qendror të Rinisë, kemi qënë dhe mbetëm bashkëponëtorë të ngushtë dhe miq të pandarë.
Kemi humbur një atdhetar të devotshëm, një njeri të ditur, të paqtë, të preokupuar për hallet e vendit, një mik të pazëvendësueshëm.
Ngushëllime bashkëshortes së tij Margalinës, fëmijëve, nipave dhe mbesave të tij, gjithë të afërmëve dhe miqve të shumtë të tij.
U prehtë në paqe, i ndrittë shpirti i bukur dhe i paharruar kujtimi, puna dhe vepra e mikut timim të paharruar, Petraq Budo!
Burimi/Facebook


Leave a Reply