Dje a pardje ndoqa ne nje tv shqiptar nje emision per Shijakun…qytetin , historine e banoret e tij.
Kish ndryshuar shume e ku e ku sot me Shijakun e djeshem .
Edhe popullsia ishte gati 3 fishuar nga ai Shijaku i djeshem me 8 – 10 mije banore …27 mije kishte sot .
Nuk kam qene shpesh ne Shijak por disa here po…ndaj dhe kam kujtime te bukura per shijakasit e beses, trima e fisnike …te artit e te sportit…per ate vater demokracie nder te parat ne Shqiperi .
Kam pasur e kam shume miq te mire shijakas te cilet i kam respektuar kurdohere por edhe me kame dashur e nderuar perhere.
Prej atij qyteti te vogel te deri djeshem kane dale futbollistet e medhenj Gim Murati e Gim Bulku te cilet edhe pse nuk luajten per Erzenin e tyre lane gjurme te forta Shijaku si tek Partizani e Lokomotiva po ashtu edhe ne futbollin shqiptar.
Prej Shijaku jane edhe kolloset e penes e skenografise shqiptare Sali Shijaku e Agim Faja.
Po prej Shijaku jane edhe i pa harruari doctor popullor Ceni i Shijakut por edhe unikali ne llojin e vet miku im i cmuar Asllan Kasa …masazhist klas e duar arte por edhe poet e shkrimtar me nje prodhimtari artistike per tu patur zili.
Po prej Shijaku jane edhe Niko Bespalla i madh i futbollit shqiptar qe komunistet e djeshem ne pushtet i rezervuan burgun…dhe fale zotit i biri Justini te pakten arriti ta beje realitet enderren e tij e te babes se vet…luajti futboll …madje luajti mire vertet.
Po prej Shijaku jane edhe miqte e mij te mire Alvaro Zalla te cilin e kam dashur e vleresuar vertet fort…por edhe i Ati i tij Gezimi te cilin e kisha mik te shkelqyer.
Po prej Shijaku jane edhe 2 fugura te respektuara te arsimit nder vite ne ate qytet , miq te mrekullueshem te mijte plus qe jemi edhe ne reth krushqie…Bashkim Troka e bashkeshortja e tij Xhixhi .
Po prej Shijaku jane edhe vellezerit Duka ( ani pse nga Tepelena me origjine ) …Gonen e dua dhe e respektoj fort sepse ishte e mbeti qytetar e sportist model por mbi te gjitha njeri fisnik .
Te vellane Mandin mikun per koke te Rames e te serbeve nuk dua me as ta shoh e as ta degjoj…per Malin me te keqija qe i ka bere nder vite futbollit shqiptar.
Te Atin e tyre …Ver Duken mjeshtrin e rralle te vreshtaruse e doja fort por edhe e vleresoja shume per punen e mencurine e tij.
Ehhh Shijaku i 4 rrugeve, i lumit Erzen, i kenges se fameshme …ke ura Shijakut mblodha ca bajoma …i ekipit aq simpatik te volejbollit te vuteve 80 vecanerisht me Gon Duken ne krye…
Ehhh Shijaku i te forteve , i atyre cunave qe s’ ta bojshin dy here dysh…Shijaku i tregut te makinave …unikal ne llojin e vet ne Shqiperi…Shijaku i ahengut, i beses e i burrerise .
Shijaku i te parit TV demokratik ne historine e Shqiperise e qe i.mbeti besnik qellimit e misionit te tij si askush tjeter.
Ehhh mor Shijak vater e shqiptarise, antikomunizmit, nacionalizmit e demokracise.
Mjaft te permendesh fisin e famshem te Delialliseve dhe masakrimin qe ju be atyre e familjeve te tyre prej rregjimit kriminal diktatorialo- komunist …dhe no comment sepse i ke thene te gjitha.
…Ke degjuar per fisin Xhaka me thoshte para ca vitesh nje miku im i mire e i hershem…ata jane me origjine e rrenje shijakas .
E pra mesoje nga une …kane qene aq trima sa nder vite askush prej fisit te tyre deri me sot nuk ka vdekur ne krevat sic vdesin normalisht shumica e njerezve .
E pra keta jane shijaksit .
Ne 1989 kujtoj si sot edhe nje ngjarje te hidhur nga Shijaku .
Se bashku me te pa harruarin Bejkush Birce vajtem atje per te ndjekur nje ndeshje decisive te kategories se dyte Erzeni – Shijaku .
Fusha e lojes rethuar nga fusha e druve…e vetem 3 police gjithsej ne nje ndeshje qe ishte paralajmeruar per gjithcka qe mund te ndodhte.
Fituan lacjanet 1- 0 me nje super gol te djalit te xhaxhait tim Etmond Dostit .
Kaq u desh…e te kene hyre shijaksit ne fushe me nga nje goxha hu ne dore e s’ lane kend qe ju doli perpara pa e bo terbjet.
Kur po iknim nga Shijaku e sa do fyteshim ne Uren e fameshme te Shijakut na kishin zene prite tek pallati 5 katesh…e te na ken gjujt me tulla e me gure e me c’ kishin neper duar sa mire qe autobuzin e bene mut fare por edhe na gjakosen ne qe ishim brenda tij.
Beteja nr.2 e Termopileve keshtu e pata titulluar une shkrimin tim per ngjarjen ne fjale ne gazeten Sport Expres.
Sa shume kujtime me ngjalli vertet per Shijakun e shijakasit e mire ai emision qe pashe…
Mu qejfi qe qyteti kish marre goxha pamje e njerezit flisnin me adhurim e respekt per te e historine e tij…
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply