S’kam as nje vit qe kam qene ketij qyteti dhe shtrimi me pllaka i pedonales sa po mbaronte. Ajo i jep qytetit shume bukuri. Qysh ne kohen e hershme para vitit 1990, pedonalja e Peshkopise ishte e veçante, nje arterie urbane e zemres se saj, me bliret anes rruges dhe shetitjet e njerezve mbremjeve. E kisha shkelur kete qytet ne vitin 1975 me nje shfaqje estrade te amatoreve te Pukes, kur dikur punova ca vite atyre viseve. Pastaj ne vitin 1976 me tim vella, Mitron, qe kishte 6 vjet mesues ne Klenje te Peshkopise dhe kerkonte te transferohej ne shtepine e tij, ne Sarande. Nje histori paradoksale me ka mbetur ne mendje, tek kryqezohej komikja dhe dramatikja. Te renda qene ato vite. Kalbej njeriu fshatrave dhe shpesh kalonin 10 e 15 vjet qe kthehej ne rrethin e tij, ne familjen e tij. Sa drama dashurie vajzash e djemsh, qe emeroheshin me pune rretheve te veriut, martoheshin me te tjere njerez thjesht qe te transferoheshin, duke pergjakur shpirtin e tyre te lenduar e shpresethyer.
Ketu te kjo pedonale kemi shetitur e kemi bere muhabete malli e rinore me Hamdi Jupen, qe punonte dhe ai mesues ketij rrethi ardhur nga jugu dhe pastaj inspektor i arsimit. Ishim nga po e njejta ane, Hamdiu nga Konispoli, ne nga Saranda. Hamdiu, fale talentit, inteligjences dhe pergatitjes se tij u be me pas nje nga gazetaret me te degjuar te shtypit shqiptar pas vitit 1990, i ndershem, me prirje te majta te palekundura, trim dhe inteligjent si ai. Meqe Peshkopia kishte estrade dhe nje teater profesionist, une kam ardhur disa here per te ndjekur shfaqjet si kritik i teatrit qe isha.
Si çdo qytet gjate ketyre 35 vjeteve te poskomunizmit, edhe Peshkopia ka ndryshuar shume. Ku ishte dikur ajo e ku eshte sot! Godina te reja, infrastrukture e perterire, lokale e dyqane me arredime te fundit. Por kurora e bukurise se qytetit mbetet SHETITORJA apo Pedonalia siç i thone sot. E pakrahasueshme. Ajo ia ka hapur mushkerite Peshkopise, e ka mbushur me oksigjen, e ka modernizuar; anash saj jane vene tavolina e karrige, ku njerezit pine nje kafe, nje birre, drekojne. Dhe aroma e blirit, aq e ëndshme, sikur te deh. Eliksir i pakonkurrueshem i natyres…
U ula si per nostalgji te ish hotel turizmi i vjeter. Piva nje boze. Sa shume kohe kisha pa pire bozë, qysh nga vitet studentore. Tirana dikur e bente rendom bozen, “te uruaren boze”, duke i hedhur nje a dy kupa akullore siper.
Me shijoi aq shume…




Burimi/Facebook


Leave a Reply