Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka ngritur pikëpyetje mbi praninë në të njëjtën kohë të Edi Ramës dhe Sali Berishës në aeroportin e Rinasit, duke i kërkuar kreut të Partisë Demokratike të bëjë publike nëse është takuar me kryeministrin dhe, nëse po, çfarë është biseduar mes tyre dhe nëse Rama hoqi dorë nga dorëheqja pas kësaj bisede me Berishën.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Salianji hedh dyshime mbi një takim të mundshëm mes Sali Berishës dhe Edi Ramës në aeroportin ‘Nënë Tereza’ ditën e sotme, ndërsa gazetarët po prisnin kthimin e Ramës nga Neë York ku ndodhej për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe konferencën e paralajmëruar të kreut të qeverisë pas situatës së krijuar në vend nga shkarkimi dhe arrestimi i ish-kreut të SHISH Vlora Hyseni. Por ky i fundit e anuloi konferencën, duke dhënë një deklaratë pa pyetjet e gazetarëve.
Pak para se Rama të mbërrinte në Rinas, në aeroport mbërriti Sali Berisha i cili është nisur drejt Strasburgut për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Për Ervin Salianjin, godina e aeroportit, specifikisht pjesa VIP e aeroportit, shërbeu si vend bisede mes të dy politikanëve ndaj ai i bëri thirrje Sali Berishës që të bëjë publike bisedën dhe shtroi pyetjen nëse Rama hoqi dorë nga dorëheqja pas kësaj bisede me Berishën.
Burimi/Istagram/voxnews.al


Leave a Reply