Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të ketë 2 Parti Demokratike dhe as institucione paralele. KËshtu ai i kthen përgjigje Sali Berishës i cili ka paralajmëruar se do të ketë Kuvend Kombëtar më 11 Dhjetor. Në këtë ditë, sipas Bashës, mund të ketë tubim, por jo Kuvend.
“PD nuk vepron me “nëse”, janë firmat apo nuk janë firmat. PD ka rregulla dhe statut të qartë. Momenti i verifikimit të firmave ka qenë çdo ditë para 11 Nëntorit. Siç u bë e qartë nga disa nismëtarë, shkelja është bërë në mënyrë të qëllimshme për mungesë besimi tek organet legjitime të PD. Ndërkohë që jemi këtu, nismëtari ka deklaruar, pa asnjë tagër statutor, se Kuvendi do te jetë në 11 Dhjetor. Dua t’ju zhvesh nga çdo iluzion. Nuk ka 2 PD, ka vetëm 1 PD dhe nuk ka për të patur institucione paralele. Në 11 Dhjetor ka tubim, por jo Kuvend. Nuk jam unë as pengesa, as halli, as problemi i Sali Berishës. Por unë dhe ju jemi përgjegjës që demokratët të mos përdoren mish për top për interesat e Sali Berishës apo dikujt tjetër. Largimi i këtij regjimi pa mbështetjen e aleatit strategjik, është i paimagjinueshëm. Pavarësisht dëshirës, për fat të keq, na është bërë e pamundur nga mënyra antistatutore, përveç shinave të legjitimitetit që burojnë nga përgjegjësitë e kësaj kryesie dhe që ia kam parashtruar për miratim Kryesisë”, tha Basha.
Burimi/tvklan.l


Leave a Reply