Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, tha se ofroi zgjidhje për palët për situatën në PD, por nuk u pranua. Ai u shpreh se sot janë përbuzur demokratët për interesa personale.
Edi Paloka: Ka dy palë sot në PD dhe nuk kanë besim tek njëra tjetra. Janë 4200 delegatë, pra shumica e Kuvendit që kërkojnë mbledhjen e saj. Ofrova zgjedhje kompromisi që palët të vinin dhe të bënin atë që kanë kërkuar deri dje, verifikimin e formularëve dhe firmave. Kjo nuk u pranua. U kalua në një propozim tjetër për një kuvend tjetër pas një jave që ta them troç, më shumë se sa ka thënë Artan Fuga, do të jetë antimiting nuk di çfarë emri ti vë. Për mua vlerat e kësaj partie sot janë vënë në diskutim nga kjo Kryesi që duhet të ishte aty për të mbrojtur demokratët. Sot janë përbuzur demokratët për interesat e dikujt që guxoi sot të thotë, nuk e kam për kryetarin, por dy nënkryetarët sot patën guximin të thonë hapur edhe po u shkatërrua PD, madje edhe thanë mirë se të vijë shkatërrimi i partisë nëse është e nevojshme. Pse? Që të mbajnë zyrën e tyre dhe karrigen në këtë seli. Pra, le të shkatërrohet PD që këta të mbajnë karrige bosh aty që nuk i hyn punë askujt.
Flamur Noka: Ajo që pengkryetari u mundua të demonstrojë sot me këtë kryesi të deligjitimuar na kujton antimitingjet që bënin dikur kur Berisha bënte mitingjet. Askush nuk e ndal më vullnetin. Dhe një gjë dot’ju them. Ishte një situatë shumë e rëndë kur dëgjova sot dy nënkryetarët e partisë, njëri thotë që nuk më intereson se çfarë ndodh pas kësaj, tjetri thotë që po qe se është e nevojshme kjo parti edhe le të shkatërrohet. Është gjëja më e rëndë që nuk kanë guxuar ta thonë as kundërshtarët tanë. Kjo ishte konsiderata që u tha për anëtarët e partisë.
Burimi/tvklan.al


Leave a Reply