Komandanti i ushtrisë së tretë serbe, Gjeneral Bozhidar Janku i kërkon Gjeneralshtabit të tij 20.000 bajoneta të reja, sepse ushtarëve të tij u ishin dëmtuar ato (bajonetat) në trevën Llapit duke i therrur shqiptarët nga djepi në kërroçe kudo që i gjenin.
Anri Barbys (korespondent francez) shkruan se, meqë Gjeneralshtabi nuk i kishte, ato u porositën dhe u siguruan brenda katër ditësh nga Vjena.
Ato bajoneta do të përdoren:
5000 copë në trevën e Rrafshit të Dukagjinit,
5000 copë në trevën e Kukësit dhe Lumës dhe
10.000 copë do të përdoren në trevat: Jug i Ferizajt, Shkup, Tetovë, Gostivar, Manastir, Dibër, Elbasan, Tiranë dhe në 30 Nëntor bajoneta e fundit do të thyhet në Durrës duke, therrur të zotin e shtëpisë që rezistoi ndaj grabitjes së bagëtisë!
– Ja, kjo është rruga “çlirimtare serbe”, – shkruan me ironi Llav Trocki në Dhjetor 1912!
Në 28 Nëntor 1912, në Vlorë u shpall pavarësia e Shqipërisë, por bajonetat greke e serbo-malazeze vazhduan përgjakjen.
Në 30 Nëntor 1912, kur ushtria serbe zbarkoi në Durrës, në të gjitha kishat serbe do të mbahet meshë solemne për daljen e ushtrisë në detin Adriatik!
Përshëndetje vëllazërore kisha serbe do të marrë edhe nga kisha Ruse, Franceze, Gjermane, Austriake, Italiane dhe Greke.
Si rrjedhim bajonetat e përgjakura në trupin e shqiptarëve do të amnistohen në Petrograd, Vjenë, Berlin, Romë dhe Paris, kurse në Londër, në 17 Dhjetor 1912 do të fillojë pazari i madh me tokat shqiptare.
Aty Shqipëria etnike do të copëtohet pjesë-pjesë, dhe ai copëtim do të mbetet në fuqi si një plagë që kullon ende edhe sot!
Shqiptarët nuk duhet t’i harrojnë kurrë këto të vërteta të hidhura që kanë kaluar gjyshërit tanë para një shekulli!
Evropa “e demokratizuar” vazhdon edhe sot me të njëjtin plan, për ta boshatisur këtë vend nga banorët autokton me varfëri e me mospasje mundësi jetese!
Mbase kanë ndryshuar kohërat dhe partitë me drejtuesit e tyre, por nuk ka ndryshuar asgjë nga realitetet e programuara sekrete për asgjesimin e Shqiptarëve (Islamit) nga Evropa!
👉 (shih A. Rajs: -Shqiptarët muslimanë duhet të asgjesohen, por edhe ata të krishterë duhet të konvertohen. 1912 CPB. K. 12. i censuruar si sekret shtetëror 1912).
Ky urdhër sipërshënuar si tepër sekret është zbatuar 100% në trevën e Epirit (Çamërisë) që është lënë brenda kufijëve zyrtarë grekë, dhe tani në pjesën tjetër të Epirit që ka mbetur brenda kufijëve zyrtarë të Shqipërisë, po zbatohet konvertimi me pensione, shtetësi etj etj! E kur të shohin se mund të ndryshojnë balancat (Zoti mos e thëntë të ndodhë), mund të shkohet përsëri tek skenari i bajonetave!
Burimi/Facebook


Leave a Reply