Pamje direkte nga terreni: Qytetarë e djem të ndershëm që rrezikojnë jetën përballë ferrit të flakëve, duke u përpjekur të shpëtojnë tokën, shtëpitë e pronën vetëm me degë pemësh e mjete rrethanore, në mungesë të plotë të shtetit dhe mjeteve mbrojtëse. Nuk ka fyerje më të madhe, dhimbje më të thellë e vjellje më të pështirë për inteligjencën e këtij populli se sa të shohësh djemtë tanë e një zjarrfikës të vetmuar që mbyten në tym e përballen me ferrin e zjarrit vetëm me lopatë e me degë pemësh në dorë — ku “rroftë dega e pemës” se shteti ka falimentuar — ndërsa “sheikët” e pushtetit shëtisin mbi jahte luksoze, harxhojnë miliona nëpër udhëtime pafund dhe shpërdorojnë djersën e taksat tona duke paguar këngëtarë me 4.8 milionë euro për një natë koncerti! Kjo nuk është thjesht paaftësi apo mospërgatitje, ky është krim i hapur shtetëror, braktisje e pafytyrë dhe tradhti ndaj atdheut! Ndërsa vendi shkrumbohet e fshatrat zbrazen nga trishtimi e emigrimi i rinisë, taksat e shqiptarëve tjetërsohen te miliardat e koncesioneve zhvatëse në mjekësi e inceneratorë, ku pushtetarët mbushin tubat e sobave me euro e shijojnë luksin e pafytyrë. E gjithë kjo faqe e zezë kurorëzohet nga teatri absurd i drejtësisë me dy peshore: ku për qytetarin e pafuqishëm e fukaranë që lufton për mbijetesë apo për një çati llamarine ligji godet me pranga e sëpatë të hekurt pa asnjë fije mëshire, ndërsa për elitën e korruptuar, për Ballukun 52-vjeçe e zyrtarët e lartë rreth Veliajt e Beqajt shpiken pafund raporte mjekësore, shtyrje seancash, manovra procedurale deri te skemat me shtatzëni politike vetëm e vetëm që të mos prekin derën e burgut e t’i shmangen llogaridhënies! Kur luksi i egër i kësaj kaste ushqehet nga vjedhja, shpronësimi, dhunimi dhe djegia e një populli të tërë, heshtja nuk është më maturi — është turp, është pranim poshtërimi e skllavërie! Këtu ka mbaruar koha e fjalëve të zbutura e lojërave paqësore: revolta e pashmangshme, përplasja e drejtpërdrejtë, zgjimi popullor dhe përmbysja e kësaj bande të papërgjegjshme janë e vetmja armë që na ka mbetur për të mbrojtur tokën, familjen dhe dinjitetin tonë! —
Paulin Maçaj
Burimi/Facebook


Leave a Reply