Kërçova dhe Dibra në luftë kundër Ilindenit në vitin 1903
E vërteta për Kryengritjen e Ilindenit
(Në dokumente e kohës kjo kryengritje quhej Bullgare, jo maqedonase flasin dëshmitë.. Ata bënë terror mbi popullatën e pafajshme…)
Vrasje dhe terror. Viti 1903 qe nopran për Shqipërinë, pasi plasi kryengritja e Bullgarëve te Maqedonisë dhe ata që u dëmtuan ma tepër qene Shqiptarët. Fletë Hamdi bej Ohri udhëheqës i Lëvizjes Kombëtare në Vilajetine Manastirit.
Në këtë kohe në Ohri u vranë tradhtisht prej buqëve të tyre Bullgarë tre vëllezërit e Tërshanës; Bexheti, Xheladini dhe Nazifi,të cilët kishin shkue në fushë t’Ohrit në pronat e tyre. Gjithashtu u plagua rëndë Baf to Kërluku. Vrasësit ishin anëtarë të Komitetit Bullgar të Maqedonisë.
Gjithashtu duke shkuar në Përlepe u vranë në Lazropole prej komitëve Bullgarë Abdurahman bej Kodra, Esati i Xhafer Beut dhe dhe Lito Cami.
Këto vrasje e egërsuan popullin e Dibrës, i cili, menjëherë shkoi në Debërcë dhe i shtypi komitët bullgarë. Ata komitë që u zunë gjallë,u sollën në Dibër dhe u burgosën.
Por më vonë u liruan me ndërhyrjen e Metropolitetit Bullgar. Kjo ngjarje e zemëroi popullin. Po në ketë kohë, në qytet të Dibrës, një furrtarë (bukëpjekës(, i quajtur Kërste, e mësyu me spat Kryetarin e bashksisë Bexhet Mustaf Aagollin, i cili shpëtoi nga vdekja e sigurt, mu n’atë çast që do të kryej krimi, Sul Meloja, nji pemëshitës, që u ndodh aty pranë, e vrau me revole. Kjo ngjarje ndihmoi me e shtua zemërimin e popullit kundër Komitëve Bullgarë, por shkaktoi edhe ngjalljen e një farë mos besimi kundrejt qeveris Turke. Në këto rrethana ndërhyri Rusia e Austria dhe u bë një amnisti e përgjithshme për Bullgarët, të cilëve iu paguan edhe dëmet. Veç kësaj Qeveria Turke reformoi administratën e Vilajetit të Selanikut, të Kosovës e të Manastirit, duke futë nën kontrollin e një inspektorit të përgjithshëm, i cili kishte kujdes me i mbrojt sa më shumë të drejtat e Bullgarëve.
TERRORI I KOMITËVE BULLGARË NË KRUSHEVË ME RRETHINË
Për sjelljen barbare të kësaj kryengritje flasin faktet se: “vetëm në qytetin e Krushevës me hyrjen e komitëve bullgaro-maqedonas u vranë 25 vetë nga të cilët dy gra dhe dy fëmijë”. Turski dok. za Ilindenskoto Vostanije od Sulatanot Fond “Jild’z” Shkup 1997, dok. nr.77 dhe nr.172. Luben Lape, Novi dokumenti za Ilindenskoto Vostanije, INI, “Ilindenski Zbornik” 1903-1953, Shkup 1953, dok. 14, f. 39-40; Ruski dok. za Makedonija dok.nr 103, f. 268-269. Në natën 2/3 gusht 1903 komitët dhe kryengritësit bullgar pushtuan Krushevën, më ç’rast i vranë dhe i masakruan njëzetepesë (25) mysliman, ndër ta (2) dy gra dhe (2) dy fëmijë. Nga të gjithë qytetarët e konfesionit mysliman në Krushevë, vetëm se dy veta ia dolën t’i shpëtonin kësaj masakre. Nga 25 myslimanët, 10 veta u vranë në mënyrë barbare duke ua prerë kokën, Kryengritësit vranë 8 nëpunës, 2 gra, 2 polic, kurse masakruan kajmekamin me gjithë familje dhe inspektorin e korrespodencës me familje, (me përjashtim të një vajze) dhe ispektorin e telegrafit me gruan dhe vajzën 12 vjeçare.
Kjo fletë qartë çfarë propagande zhvillohej në këtë troje, kur dihet se shqiptarët dhe krerët e tyre kishin të trasuar rrugën e tyre drejtë çlirimit, për çka të luftonin dhe fare nuk kishin nevojë të involvohen në këtë lëvizje sllave, as të luftojnë për ta, as të vriten dhe as ti shkatërrojnë dhe djegin shtëpitë e tyre në Krushevë dhe më gjerë në qarkun e Manstirit.
Shqiptarët në këtë kohë kishin më shumë të drejta individuale se sa sllavët që jetonin në këto troje. Shqiptarët ishin shumë afër Autonomisë së tyre të shpallur në gazetën “Albania” , më 17 shkurt 1903. Pra, siç shihet shqiptarët kishin dalë publikisht disa muaj para Kryengritjes së Ilindenit dhe kërkonin autonominë e tyre, në emër të katër vilajeteve shqiptare. Kjo kërkesë e shqiptarëve për Autonomi u pengonte shteteve sllave në krye me Rusinë. Pra në këtë kohë shqiptarët dhe krerët e saj kishin shpallur platformën e tyre politike dhe kombëtare duke kërkuar publikisht Autonominë Politike të Shqiptarëve në emër të 4 vilajetev. Këto kërkesa i bënë publike duke i njoftuar edhe Fuqive të Mëdha. Prandaj shqiptarët dhe krerët e tyre më të shquar nuk e përkrahën këtë kryengritje bullgaro-sllave. Krerët e Lvitjes kombëtare Shqiptare nuk mund të luftonin kundër interesave të veta programore, pasi Krusheva dhe territori i saj me Manastir e Ohër deri në Dibër, në këtë kohë i takonin vilajetit të Manastirit, pra ishte pjesë e Shqipërisë Etnike, ku shqiptarët e numëronin si tokë të tyre, me bashkimin e 4 vilajeteve. Kjo kërkesë e Shqiptarëve u pengonte Fuqive të Mëdha veçanërisht, Rusisë dhe Astro-Hungarisë, të cilët kishin marë qëndrim për Shkëputjen e Manastirit, Shkupit dhe Selanikut, nga projekti i krerëve shqiptarë në Krye me Ismail Qemalin dhe Dervish Himën. Në luftë kundër komitëve bullgarë u çua Sefer Koxhaj Kërçova, dhe Gostivari me Tetovë. Për ta ndalë këtë gjakderdhje ndërhyri ushtria turke për ti ndalë shqiptarët që mos vriten me kryengritësit…. Krejt në fund, janë të freskëta krimet e komitit Jordan Piperka, i cili ka djegë disa fshatrat për rreth Kërçovës, vetëm pese shqiptarët mysliman nuk pranonin të luftonin për Ilindenin bullgarë. Prandaj popullata është ngritë kundër tyre me pushkë në dorë. Për Ju Neokomunistët, vlen ta mësoni mirë këtë ligjëratë të Profesor Vebi Xhemaili, që një jetë ia kam kushtuar Historiografisë të Shqiptarëve të Maqedonisë së sotme, Nga Kryengritja e Dervish Cares deri më sot duke botuar mbi 7 libra shkencor dhe mbi 100 kumtesa ndërkombëtare…
Prandaj të pranosh sot këtë propagandë komuniste sllave se shqiptarët morën pjesë aktive dhe luftuan në Kryengritjen e Ilindenit, do të thotë, “Të jesh në lojë me ta” që nënkupton një qëndrim tejet të ulët dhe pa ndjena nacionale, që shqiptari nuk guxon kurrë ti harrojë këto përpjekje dhe sakrifica të krerëve shqiptarë për ta bërë Shqipërinë. Përkrahja e e Ilindenit çon ujë në mulli të huaj, siç u pa më lartë në bazë të deklaratave të veprimtarëve të kombit, kjo tezë është tejet e dëmshme për kauzën kombëtare, shprehimisht kundër Lëvizjes Kombëtare në luftën e saj për bashkim të Shqipërisë Etnike.
Shqiptari më shumë i beson pushtuesit se sa të vetit, prandaj sot kësaj dite jemi në këtë gjendje të mjerë… me respekt…
4 gusht 2026, Prof. Dr. Vebi Xhemaili, Universiteti i Tetovës
Burimi/Facebook


Leave a Reply