Duke pare disa “analiste” llafolloge qe flasin ne emer te shkences por pa shkence dhe aspak te shkenceruar dhe mbase perjetesisht te pailuminuar te cilet me pak fjale jane te shqetesuar dhe te preokupuar per pozitat psikologjike te njerezve si dhe te panikut qe mund ti zere duke treguar aspektin komik te kesaj tragjedie te njerezimit?!
Me kujtohet qe ne mars 2020 mora shume telefonata nga “institucionet” shteterore duke me thene “doktor mos perhap panik”, sigurisht nje kercenim i moderuar! E bukur kur nderkohe qe une tregoja normalisht dhe me qetesi si jane gjerat, ne rruge vershonin diagacet dhe ne konkluzion une perhapja panik? Me pas per 6 vjet sa here une perpiqem te informoj per Covid19 me perseriten parrullat revolucionare te Dacibaos, kujdes panik, frikesohen njerezit. Po nderkohe perpara se te mendojne friken duhet te mendojne shendetin e tyre?! Per fat “te mire” per shendetin mendon Wuhani?!
Po keshtu shume njerez me shkruajne per panikun dhe friken e cila nuk kuptoj se si spo ju del akoma.
Kafka thote : ” -Te varferit nuk shohin qarte pasi ata bejne ate jete qe nuk ju pelqen”. Per fat te keq ky vendi yne eshte plot me te varfer dhe keta benevrekexhinj dine ti manipulojne shume mire por deri kur???
Ne konkluzion, une skam bere gje tjeter vecse ju kam treguar se cpo ben dhe cmendon qeveria amerikane dhe senati i tij se bashku me guvernatore dhe sherbimet e tyre te sigurise kombetare. I jam referuar Senatorit Ran Paul etj. Kisha nje pyetje per kedo:
Mos valle mendoni qe Amerika perhap panik? Mendoj qe Jo!
Por gjithesesi Shqiperia eshte e mbushur me ata, prinderit e te cileve bridhnin rrugeve te Tiranes dhe e konsideronin veten njerez te Kremlinit dhe pershendesin Dazvidanja Katjushkat e tyre, dhe sot femijet e tyre pershendeten Hi Dear Babe, dhe e konsiderojne veten si njerez te amerikaneve, te dashuruar me ta dhe ne fund prodhojne nje paradigme absurde dhe te peshtire. Jane po te njejtet qe ne mos dashte zoti neser mund te therrasin persisht “ta didar dobareh”?!
Atehere mendoni se amerikanet po prodhojne panik meqenese une po iu referohem vec atyre? Mos u beni qesharak se do tallen me Ju. Senati Amerikan eshte nga institucionet me serioze!
Dilni nga nocioni i Kafkes dhe behuni njerez te lire ne shpirt, duke pranuar realitetin ashtu sic eshte pa frike dhe pa dogma dhe perpiquni per zgjidhjet duke mos lejuar qe maskarada te perseritet!
Burimi/Facebook


Leave a Reply