Personi në foto është Xhelal Reçi, ish-punonjësi i policisë që sot u ekzekutua në pritë nga persona të paidentifikuar në qytetin e Laçit. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktari ka siguruar foton e viktimës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:23 minuta teksa Reçi po shkonte për të hapur lokalin e tij. Por nga një makinë në lëvizje u qëllua me breshëri arme në drejtim të ish-policit, duke e lënë të vdekur në vend.
Atentatorët dyshohet të kenë qenë të paktën 2 persona. Në Milot, disa minuta pas ngjarjes, policia gjeti të djegur një makinë tip Toyota me targa italiane.
Xhelal Reçi njihej si person i qetë në Laç dhe pa problem. Ndërsa 1 vit më parë, djalit të tij iu bë atentat me armë, por fatmirësisht mundi t’i shpëtonte.
Burimi/tvklan.al


Leave a Reply