Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 2 të tjerëve ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Shkodër – Hani i Hotit. Viktima është identifikuar si Durim Lushaj, i cili ishte pasagjer në një prej mjeteve.
Siç shihet dhe nga pamjet, përplasja mes mjeteve ka qenë e fortë, pasi dhe dëmtimet e tyre janë të shumta. Nga përplasja një makinë ka përfunduar disa metra jashtë rrugës, ndërsa një tjetër është përplasur me tabelën.
Njoftimi i Policisë Shkodër:
Rreth orës 11:10, në unazën e qytetit të Koplikut, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Rrashkullaj, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. B., 40 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri që udhëtonte në mjetin tip “Volkswagen” shtetasi D. L., rreth 45 vjeç dhe janë plagosur shtetasit L. B. (drejtuesi) dhe E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Burimi/tvklan.al


Leave a Reply